Franca ndalon shitjen dhe përdorimin e fishekzjarrëve pas përshkallëzimit të protestave

16 Nëntor 2026 | 10:30

Franca ka vendosur të ndalojë përkohësisht shitjen dhe përdorimin e fishekzjarrëve, pas incidenteve të regjistruara gjatë protestave në disa qytete të vendit, ku pajisjet piroteknike janë përdorur kundër forcave të policisë dhe pranë institucioneve arsimore.

Vendimi është bërë publik nga Ministria e Brendshme franceze përmes një njoftimi në platformën X. Ndalimi do të jetë në fuqi deri më 27 nëntor dhe synon të parandalojë përshkallëzimin e situatës dhe cenimin e rendit publik.

Sipas autoriteteve, masa është marrë për të shmangur incidente të tjera gjatë bllokadave pranë shkollave të mesme dhe universiteteve, si dhe gjatë tubimeve dhe demonstratave në të gjithë vendin.

Protestat në Francë kanë nisur që në muajin shtator, fillimisht me kërkesat e studentëve për rinovimin e godinave shkollore, shtimin e numrit të mësuesve dhe reforma në universitete.

Me kalimin e kohës, lëvizja protestuese është zgjeruar, duke përfshirë edhe pakënaqësitë për rritjen e kostos së jetesës. Në demonstrata janë bashkuar sindikata dhe aktivistë politikë, ndërsa disa prej tyre janë shoqëruar me përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe policisë.

Përmes ndalimit të përkohshëm të fishekzjarrëve, autoritetet franceze synojnë të kufizojnë përdorimin e tyre në protestat e ardhshme dhe të garantojnë sigurinë publike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Estonia nga 1 dhjetori do të mbyllë pikat kufitare me Rusinë, shkak sulmi sabotues ndaj prodhuesit të dronëve

Estonia do të mbyllë të gjitha pikat kufitare me Rusinë nga 1 dhjetori pas një sulmi të dyshuar sabotimi ndaj një prodhuesi dronësh në shtetin...
20:24 | 15/11/2026

Shkollë për Babagjyshët në Londër, leksione për gjuhën e shenjave dhe si t’u përgjigjen pyetjeve të vogëlushëve

Dhjetëra Babagjyshë u kthyen në bankat e shkollës në Londër, duke marrë pjesë në një seminar të posaçëm trajnimi përpara Krishtlindjeve, që synonte t’i përgatiste...
18:56 | 15/11/2026

Kundër planeve të qeverisë për financimin e mediave publike, mijëra persona protestojnë në Pragë

Qindra mijëra njerëz u mblodhën në Pragë të dielën për të mbrojtur pavarësinë e televizionit dhe radios publike dhe për të kundërshtuar planet e qeverisë...
18:46 | 15/11/2026