Ukraina godet urën strategjike të Krimesë, Rusia kufizon qarkullimin

Sulmi ndaj urës së Kerçit ka shkaktuar kufizime në qarkullim, ndërsa autoritetet ruse raportojnë për ndërprerje të trafikut dhe vonesa në transportin drejt Krimesë.

Ukraina ka goditur urën strategjike të Krimesë, e cila lidh territorin rus me gadishullin e Krimesë përmes Ngushticës së Kerçit, njoftojnë Reuters, duke iu referuar deklaratave të autoriteteve ruse.

Lajmin e ka konfirmuar Sergei Aksyonov, udhëheqësi i instaluar nga Moska në Krime, i cili bëri të ditur se si pasojë e sulmit është kufizuar qarkullimi i automjeteve në këtë urë.

Sipas tij, kufizimet do të vazhdonin deri rreth mesditës, ndërsa ekipet përkatëse ishin angazhuar për vlerësimin e situatës.

Deri më tani, autoritetet ruse nuk kanë dhënë detaje të qarta lidhur me shkallën e dëmeve materiale. Ndërkohë, Ukraina nuk e kishte konfirmuar zyrtarisht përgjegjësinë për sulmin.

Ura e Krimesë, e gjatë rreth 19 kilometra, konsiderohet një infrastrukturë me rëndësi të veçantë strategjike për Rusinë, pasi shërben si lidhje rrugore dhe hekurudhore me gadishullin, të cilin Moska e aneksoi në vitin 2014.

Kjo urë është goditur edhe më parë gjatë luftës, përfshirë sulmin me bombë në tetor të vitit 2022 dhe sulmin me dronë detarë në korrik të vitit 2023.

Sulmi i fundit vjen në një kohë kur lufta mes Rusisë dhe Ukrainës vazhdon të shoqërohet me goditje ndaj infrastrukturës strategjike të të dyja palëve.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika