Një 23-vjeçar është arrestuar në flagrancë në qytetin e Vlorës, pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri pistoletë.
Në kuadër të operacionit të koduar “Siguria”, policia ndaloi për kontroll një automjet në lagjen “Kushtrimi”, ku i riu udhëtonte si pasagjer dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet arma e zjarrit.
Në pranga ra edhe drejtuesi i automjetit, një 37-vjeçar, i cili akuzohet për moskallëzim krimi.
Policia sekuestroi pistoletën, automjetin dhe dy telefona celularë.













