Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ursula von der Leyen: Shqipëria po bën progres drejt anëtarësimit në BE, ky është një moment i rëndësishëm

    Çmimi i arit në nivelin më të ulët që nga shtatori i vitit 2025

    225 milionë lekë nga qiratë në 10 muaj, të ardhurat nga pasuritë e sekuestruara rriten me 25%

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Ursula von der Leyen: Shqipëria po bën progres drejt anëtarësimit në BE, ky është një moment i rëndësishëm
    Kryesore

    Ursula von der Leyen: Shqipëria po bën progres drejt anëtarësimit në BE, ky është një moment i rëndësishëm

    November 16, 2026
    Screenshot

    Presidentja e Komisionin Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se Shqipëria po bën progres domethënës drejt anëtarësimit në BE. Në fjalën e saj në Forumi i II-të i Zgjerimit të Bashkimit Evropian me temë “Evropë më e gjerë – Evropë më e fortë” që po zhvillohet në Bruksel, ajo vijoi duke thënë se “ky është një moment i rëndësishëm”.

    “Talentet e reja të Ballkanit Perëndimor do të sjellin vlera në tregun e përbashkët evropian. Shqipëria po bën progres domethënës drejt anëtarësimit. Në vendet e BP-së, vendet po bëjnë hapa të mëdhenj. Ky është një moment i rëndësishëm. Ne duhet ta kapim këtë mundësi. Të shfaqim të njëjtën ambicie si liderët e 30 viteve më parë, që ta kthejmë në sukses”, tha von der Leyen.

    Në fjalën e saj, presidentja e Komisionit Evropian, solli në vëmendje procesin historik të zgjerimit të BE-së, duke kujtuar se 30 vite më parë diskutohej për zgjerimin më të madh të Bashkimit Evropian. Në atë kohë, vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore nisën rrugëtimin për t’u rikthyer sipas saj, në familjen e tyre evropiane.

    “30 vite më parë debatohej për zgjerimin më të madh ndonjëherë të BE-së. Vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore nisën të gjenin rrugën e tyre për në “shtëpi”. Zgjerimi transformoi jetën e miliona njerëzve duke nisur që nga viti 2004. Zgjerimi solli transformim të jashtëzakonshëm ekonomik. Polonia dhe Bjellorusia ishin të dyja njësoj. Sot GDP-ja e Polonisë është 3 herë më e madhe sesa e Bjellorusisë. Zgjerimi prodhon më shumë prosperitet. Shtimi i anëtarëve të rinj na bën më të fortë. Nëse vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore do të kishin mbetur jashtë, a do t’i kishim bërë dot ballë sot Rusisë? Ato sot forcojnë kufirin tonë lindor, sepse është një kufi i BE-së. Shtetet që përgatiten për t’u futur në BE kanë shumë për të na ofruar”, u shpreh Ursula von der Leyen.

    anëtarësimi Shqipëria Ursula von der Leyen
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ursula von der Leyen: Shqipëria po bën progres drejt anëtarësimit në BE, ky është një moment i rëndësishëm

    November 16, 2026

    Çmimi i arit në nivelin më të ulët që nga shtatori i vitit 2025

    November 16, 2026

    225 milionë lekë nga qiratë në 10 muaj, të ardhurat nga pasuritë e sekuestruara rriten me 25%

    November 16, 2026

    Lëvizte i armatosur me pistoletë, arrestohet 23-vjeçari në Vlorë

    November 16, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi 16 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

    Tri shenja të horoskopit po hyjnë në një kapitull të ri, pasi kuptuan çfarë duhet të lënë pas

    Yjet paralajmërojnë një të diel plot të papritura: Disa mundësi të papritura janë më pranë se kurrë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.