Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, reagoi ndaj interpretimit të këngëve nacionaliste serbe në një forum të Bashkimit Evropian në Bruksel, ku Kosova nuk ishte ftuar. Ajo kërkoi që organizatorët të japin shpjegime dhe të mbajnë përgjegjësi për një veprim që e cilësoi të papranueshëm.
Në reagimin e saj, Osmani kritikoi edhe pushtetin. Sipas saj, largimi i aleatëve ndërkombëtarë nuk kalon pa pasoja dhe çmimin nuk e paguan qeveria, por Kosova. Ajo paralajmëroi se armiqtë nuk presin derisa dëmi të kuptohet.
Të lidhura
None found
Osmani e përmendi praninë e këngëve nacionaliste serbe në organizimin e BE-së, nga i cili Kosova mbeti jashtë, si pasojë të dukshme sot dhe paralajmëroi për goditje edhe më të rënda nesër. Ajo shtoi se, megjithëse organizatorët duhet të përgjigjen për atë që ndodhi, nuk mund të pritet që Brukseli të zëvendësojë miqtë që, sipas saj, pushteti i ka larguar vetë.







