Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen e ekstradimit me Francën, vendos viza për Belizenë dhe vazhdon bursat për studentët

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës miratoi Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Ekstradim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Francës. Ekzekutivi miratoi gjithashtu marrëveshjen për ndihmë të ndërsjellë juridike mes dy vendeve.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, e cilësoi marrëveshjen e ekstradimit si një hap të rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit juridik me Francën, të cilën e përshkroi si një nga partnerët kyç evropianë të Kosovës.

Të lidhura

None found

Ahmeti shpjegoi se marrëveshja krijon një bazë ligjore të qartë dhe të qëndrueshme për ekstradimin e personave të kërkuar për ndjekje penale ose për vuajtjen e dënimeve të shqiptuara nga organet e drejtësisë. Ajo përcakton veprat penale për të cilat lejohet ekstradimi, kushtet dhe procedurat e dorëzimit, si dhe rastet kur ai zbatohet.

Qeveria vendosi edhe regjimin e vizave për shtetasit e Belizesë, duke e hequr këtë shtet nga lista e vendeve të përjashtuara prej tij. Sipas Ahmetit, masa është pjesë e përafrimit gradual të politikës së vizave të Kosovës me atë të Bashkimit Evropian.

Ai tha se vendimi përmbush angazhimin e vitit 2026, në kuadër të Agjendës së Reformave dhe Planit të Rritjes, për të përfunduar përjashtimin nga vizat për të paktën një shtet, shtetasve të të cilit BE-ja u kërkon vizë. Përmbushja e këtij hapi reformues lidhet me përfitimin e 6.26 milionë eurove nga Instrumenti për Reforma dhe Rritje.

Në të njëjtën mbledhje u miratua vazhdimi i zbatimit të Masës 3.8, “Bursa e Mobilitetit për Studentë”, në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike. Materiali i prezantuar në mbledhje përcakton se nga skema përfitojnë 8 mijë e 200 studentë.

Zëvendësministri i Arsimit, Përparim Kryeziu, tha se mbështetja do të vijojë të ndahet në mënyrë të drejtë, duke u bazuar në largësinë gjeografike të studentëve nga institucioni i arsimit të lartë. Ai bëri të ditur se kushtet dhe kriteret për shpalljen e skemës do të përcaktohen më tej dhe vlerësoi se vazhdimi i saj u jep studentëve siguri e stabilitet financiar gjatë vitit akademik.

Qeveria miratoi edhe katër projektligje të tjera të propozuara nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për ratifikimin e konventave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare. Mes tyre janë Projektligji për ratifikimin e Konventës së Hagës për Marrëveshjen për Zgjedhjen e Gjykatës të vitit 2005 dhe Projektligji për ratifikimin e Konventës së Ljublanës/Hagës për Bashkëpunimin Ndërkombëtar në Hetimin dhe Ndjekjen Penale të Krimit të Gjenocidit, Krimeve kundër Njerëzimit, Krimeve të Luftës dhe Krimeve të tjera Ndërkombëtare.

Dy projektligjet e tjera kanë të bëjnë me ratifikimin e Konventës së Hagës për Aktgjykimet të vitit 2019, e cila rregullon njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore të huaja në çështjet civile ose tregtare, dhe me ratifikimin e Protokollit për ndryshimin e Marrëveshjes për statusin dhe funksionet e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP).


Shtuar më 16.11.2026 11:46

grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişpadişahbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişjojobetjojobetjojobetjojobet