“Statuti duhet të jetë më i fortë se kryetari”/ Petro Koçi për Asamblenë e PS: Emërimi i Demos dhe Koçiut lajm i mirë, përjashtimi i Spiropalit i tepërt dhe dëmprurës

16/11/2026 12:22

Ish-deputeti socialist Petro Koçi ka reaguar pas Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, duke kundërshtuar propozimin për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga forumet e partisë, të cilin e cilëson të tepruar.

Sipas tij, një vendim i tillë nuk mund të ketë fuqi pa u votuar sipas procedurave statutore. Koçi kërkon që PS-ja të mos ndërtojë unitet mbi frikën, por mbi besimin dhe bindjet politike. Nga ana tjetër, ai kërkon largimin, të paktën përkohësisht, të personave ndaj të cilëve ka nisur një proces penal.

Sa i përket ndryshimeve në drejtimin e socialistëve të Tiranës, Koçi vlerëson emërimin e Ervin Demos dhe Albana Koçiut, ndërsa përmend edhe Erion Braçen si një nga figurat me potencial për kandidaturën e PS-së në Bashkinë e Tiranës.

“Modestisht per Asamblene:

1.Lajmi me i mire e ndofta i vetmi si i tille ishte caktimi i Ervin Demos dhe Albana Kociut ne drejtimin e PS per bashkine e kryeqytetit. Do te doja qe ky akt te kurorezohej nepermjet mje procesi zgjedhor, por ne gjykimin tim ata, ne perberjen aktuale te lidershipit  te PS perfaqesojne zgjidhjen me te qelluar ne konsiderate te pervojes, zotesise e mbi te gjitha te integritetit.

Te dy koleget, bashke me Erion Braçen perbejne ndofta kapitalin njerezor me te arrire nga i cili do te perzgjidhet kandidatura perfundimtare per Kryetar bashkie ne garen e zgjedhjeve vendore qe po troket.

2.Lajmi me i keq ishte propozimi e pastaj pretendimi se Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca qenkeshin perjashtuar nga forumet e PSSH. Qasja disiplinore kerkon argumentim te plote dhe te bazuar ne Statutin e partise. Parti e vertete eshte ajo ne te cilen Statuti eshte me i forte se Kryetari apo Sekretari i Pergjithshem. Perndryshe koncepti institucional parti shkermoqet. Eshte e vertete qe Elisa ka dale ne mexhlis me disa qendrime te konsideruara problematike nga nje pjese me peshe e opinionit socialist. Mund te kene qene ato qendrime te motivuara nga iluzione apo emocione te shkaktuara nga tensionet shpesh panikndjellese te protestave. Qendrimet e saj mund te vijne ne nje pjese te tyre nga menyra sesi ajo u perndoq nga qeveria. Arsyet me mire se une i di vete ajo. Une thjesht arsyetoj me supozime.

Por propozimi per perjashtim ishte i tepert dhe demprures.

PS se nuk i intereson nje unitet i bazuar te frika, por nje unitet i bazuar ne besim dhe bindje politike te vertete.

Ne fund te fundit Elisa nuk eshte Marjana Koçeku per perzgjedhjen e te ciles nuk mbajti askush pergjegjesi.

Rasti e Plarentit eshte edhe me pa kuptim. E kujtoj Plarentin ne krye te Komisionit Hetimor per Koncesionet ne Shendetesi. Ishte gati heroik ne perballimin e nje procesi qe vetem parlamentar nuk mund te quhej dhe qe bazohej ne nje platforme si ato te Pleniumeve te PP.

3.Perjashtimi nga forumet me rastin e te shtunes eshte nje pretendim nul. Nese propozimi nuk eshte votuar institucionalisht ai nuk validohet dot.

Statuti eshte shume i qarte me kesi rastesh.

4.Ne baze te Statutit deputeti eshte ex oficio anetar i Asamblese Kombetare. Statuti nuk ka percaktim ndryshe. Nese Elisa eshte anetare e Grupit Socialist ajo automatikisht eshte ne Asamble. Nuk besoj se do cmendej partia e ta perjashtonte nga grupi.

5.Do te ishte lajm i shkelqyer akti i pritshem i perjashtimit te ndonje te korruptuari. Standarti i largimit te pakten perkohesisht i personave ndaj te cileve ka filluar proces penal duhet te jete perhere i detyrueshem per nje parti qe pretendon lufte ndaj korrupsionit. Kjo nuk do te thote qe hiqet dore nga prezumimi i pafajesise.

6.Partia socialiste nuk ka nevoje qe anetaret e saj te ndahen ne facebook ne grupe ku disa perbetohen per Kryetarin e mallkojne plangprishesit e te tjere qe mallkojne Kryetarin e levdojne kritizeret.

Jemi pak muaj para zgjedhjeve. Kerkohet qartesi dhe bashkim parimor forcash. Kritikat konstruktive i bejne mire shendetit politik te PS.

7.Protestat ne fillimet e veta te qershorit ishin me shume se simpatike. Ato i dhane ngjyre europiane vemendjes dhe reagimit te publikut ndaj zhvillimeve politike.

Por fenomenet e dhunes e plackitjes qe ndodhen kohet e fundit e rrezuan qytetarine fillestare dhe e kompromentuan perkrahjen popullore.

Pushteti nderrohet me vote. Jo ne tavoline.

Nderkohe protestes i mungon vizioni dhe lidershipi.

Vizioni dhe lidershipi berishian perbejne prapakthim dhe e fundosin qellimin e supozuar progresist te protestes.

Permbysja revolucionare e synuar bie ndesh me pershpejtimin e procesit te integrimit europian.

Protesta i ka arritur disa suksese, ulja e tvsh se per ushqimet, heqja e takses se qarkullimit nga karburanti, premtimi per rritje pagash per policine etj.

Keto duhen shoqeruar me hapa te tjere si psh rritja e pagave per pedagoget, ndertimi i ambienteve sportive per rinine e femijet ne vend te kullave etj”, shkruan Koçi.

Top Channel