Shqipëria U-15, trajneri Bledar Borova publikon listën për turneun UEFA Development

Trajneri i Kombëtares U-15, Bledar Borova, ka publikuar listën me 20 lojtarët e grumbulluar për turneun UEFA Development, që do të zhvillohet në Shqipëri gjatë muajit nëntor.
Kuqezinjtë do të luajnë tri ndeshje në këtë turne, të gjitha në ambientet e Shtëpisë së Futbollit, ndaj Irlandës së Veriut, Polonisë dhe Ishujve Faroe.
Ndeshja e parë është programuar më 19 nëntor, në orën 14:00, ndaj Irlandës së Veriut. Dy ditë më pas, më 21 nëntor, Shqipëria do të përballet me Poloninë, ndërsa turneu do të mbyllet më 24 nëntor, me sfidën ndaj Ishujve Faroe. Të tria takimet do të nisin në orën 14:00.
Lista e lojtarëve të Kombëtares U-15:
Portierë: Genis Mlloja, Cen Amulli
Mbrojtës: Gabriel Haka, Ergi Syziu, Uvejs Kadriu, Alesio Paloka, Sergen Jakupi, Enis Rrepaj, Enio Shtuka
Mesfushorë: Rogers Mecja, Deon Fehimi, Damian Qatipi, Savio Disha, Ersan Senko, Gerald Qirjazi, Loen Licka
Sulmues: Rei Muca, Patrik Shurdhaqi, Rouen Dani, Brajan Hykollari
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




