Marjana Koçeku feston 26-vjetorin e lindjes, deputetja ndan mesazhin në rrjetet sociale: Mirënjohëse për gjithçka që më ka mësue jeta

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku feston sot 26-vjetorin e lindjes. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë një fotografi dhe një mesazh mirënjohjeje për jetën dhe rrugëtimin e saj.
“Mirënjohëse për jetën, për njerëzit, për rrugëtimin dhe për gjithçka që më ka mësue koha e jeta”, shkruan Koçeku.
Pas publikimit, deputetja ka marrë urime të shumta nga ndjekësit dhe qytetarët.
E njohur edhe me nofkën “Neomalësorja”, Marjana Koçeku është zgjedhur deputete në Qarkun e Shkodrës dhe është ndër ligjvënëset më të reja në Kuvendin e Shqipërisë.
Deri pak muaj më parë ajo ishte pjesë e Partisë Socialiste, por vendosi të largohej nga kjo forcë politike dhe të vijonte aktivitetin parlamentar si deputete e pavarur.
Në deklarimet e saj publike, Koçeku ka kritikuar drejtimin e mazhorancës, duke argumentuar se parimet politike që i ishin premtuar nuk përputheshin me realitetin.




