Në të gjithë territorin e Qarkut Kukës, vazhdojnë reshjet e shiut me intensitet të ulët deri mesatar. Për shkak të tyre, në rrugët nacionale dhe bashkiake ekziston rreziku i rënies së gurëve e inerteve, si edhe i vërshimit të ujërave.
Institucioni i Prefektit të Qarkut Kukës po e ndjek situatën në terren së bashku me strukturat e Emergjencave Civile dhe institucionet përgjegjëse. Të gjitha strukturat janë në gatishmëri të plotë për të përballuar çdo situatë të mundshme.
Të lidhura
None found


Monitorimi vijon pa ndërprerje dhe strukturat përkatëse janë të përgatitura të ndërhyjnë sa herë të jetë e nevojshme, për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe funksionimin e akseve rrugore.
Pamjet tregojnë punën dhe ndërhyrjet në aksin Dushaj–Lekbibaj, në Bashkinë Tropojë, dhe në aksin Kukës–Shishtavec, në Bashkinë Kukës.








