Dyshohet se dhunoi një grua në Pejë, rasti po hetohet

Foto: Ilustrim
Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka dhunuar një grua.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën në Pejë.
Tutje bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit dërgohet në IML për ekzaminim.
“Pejë 14.11.2026-NN. Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka dhunuar viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit dërgohet në IML për ekzaminim, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
4 sekonda më parë
Top Lajme
Jobs
Real Estate







































