Skandali i spiunazhit me Kinën, Elon Musk kërkon rikthimin e Jensen Huang në krye të Nvidia-s

Mbi 165 mijë persona, mes tyre Elon Musk dhe figura të njohura të sektorit të teknologjisë, kanë nënshkruar një letër të hapur ku kërkojnë që Jensen Huang të rikthehet në drejtimin e Nvidia-s, pak ditë pasi ai dha dorëheqjen.

Huang, 63 vjeç, që kishte udhëhequr kompaninë për 33 vjet, u largua pas zbulimeve për dy lidhje jashtëmartesore. Njëra prej grave me të cilat dyshohet se kishte pasur marrëdhënie akuzohet për spiunazh në favor të Kinës. Nënshkruesit e letrës kërkojnë që ai të rikthehet në detyrë deri në përfundimin e një hetimi të pavarur.

Të lidhura

None found

Në mesin e mbështetësve ka drejtues të njohur të industrisë së teknologjisë, si dhe më shumë se 7.500 punonjës të Nvidia-s. Ndërkohë, në Uashington çështja ka marrë një dimension më të gjerë: ligjvënës nga të dyja partitë duan të shqyrtohet nëse marrëdhëniet e Huang kanë rrezikuar sigurinë kombëtare dhe nëse Pekini ka siguruar teknologjinë më të përparuar amerikane të inteligjencës artificiale.

Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, po kërkon ndryshime të thella në drejtimin e kompanisë, përfshirë emërimin e një drejtuesi të ri nga jashtë saj. Ai i ka kërkuar Nvidia-s të japë brenda dhjetë ditësh përgjigje nëse ka zbatuar kufizimet amerikane për shitjen e mikroçipave të avancuar në Kinë.

The Guardian shkruan se Huang ka shqyrtuar edhe vetë mundësinë e rikthimit, ndërsa përkrahësit e tij kërkojnë mbështetje nga Shtëpia e Bardhë. Nvidia, një nga kompanitë kyçe të revolucionit të inteligjencës artificiale, po përballet me një krizë që nuk lidhet vetëm me të ardhmen e drejtuesit të saj historik, por edhe me rivalitetin teknologjik e strategjik mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.


Shtuar më 16.11.2026 13:49

grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişpadişahbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişjojobetjojobetjojobetjojobet