Incizimet dhe dokumentet mbi të cilat Prokuroria mbështet akuzën ndaj Thaçit për pengim të drejtësisë

Hashim Thaçi ndodhej në paraburgim në Hagë, ndërsa gjykohej për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, kur më 5 dhjetor 2024 iu dorëzua një aktakuzë tjetër. Me të u hap një proces i veçantë për veprime që, sipas Prokurorisë, kishin për qëllim ndikimin te dëshmitarët e procesit të parë.

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) pretendon se Thaçi, gjatë vizitave në paraburgim, u zbuloi vizitorëve të dhëna konfidenciale për dëshmitarët. Sipas saj, ai u dha edhe udhëzime për atë që dëshmitarët duhej të thoshin në gjykimin ndaj tij dhe tre ish-krerëve të tjerë të UÇK-së.

Të lidhura

None found

Bashkë me Thaçin në këtë çështje akuzohen Bashkim Smakaj, ish-drejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë; Isni Kilaj, ish-kryetar i Malishevës; Fadil Fazliu, veteran i UÇK-së; dhe Hajredin Kuçi, ish-ministër i Drejtësisë.

Më 16 shtator, Gjykata Speciale i shpalli fajtorë për krime lufte Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. Për Thaçin u shqiptua dënimi me 25 vjet burgim, ndërsa aktgjykimi për të katërtit pritet të apelohet, shkruan REL, transmeton “Bota sot”. Në procesin e veçantë për pengim të drejtësisë, aktgjykimi ndaj Thaçit dhe katër të bashkakuzuarve pritet të shpallet dy muaj më pas, më 17 nëntor.

Për këtë çështje, Prokuroria kërkoi gjashtë vjet burgim për Thaçin. Ajo kërkoi gjithashtu që, në rast se ai shpallet fajtor, dënimin e dytë ta vuajë pasi të ketë përfunduar atë për krime lufte. Për Smakajn, Kilajn dhe Fazliun kërkesa ishte nga tri vjet burgim për secilin, kurse për Kuçin nëntë muaj.

Në seancën përmbyllëse të 10 shtatorit, prokurorja e specializuar Kimberly West tha se Thaçi dhe të bashkakuzuarit kishin punuar për muaj me radhë për të ndikuar te dëshmitarët e gjykimit për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ajo i cilësoi të bashkakuzuarit bashkëpunëtorë të afërt, miq besnikë dhe ish-vartës të Thaçit.

Sipas West, Thaçi u kërkoi atyre të lidheshin me dëshmitarë, dëshmitë e të cilëve i shihte si vendimtare, dhe t’i nxisnin të ndryshonin deklarimet e mëparshme. Ndër çështjet që përmendi ishte prania e tij në vendet ku pretendohet se ishin kryer krime. Ajo tha se pretendimi mbështetej në incizime të bisedave në paraburgim dhe në dokumente të sekuestruara.

Takimet në paraburgim dhe udhëzimet për dëshmitarët

Sipas Prokurorisë, përpjekjet e Thaçit për të ndikuar te dëshmitarët e saj zgjatën nga 12 prilli deri më 2 nëntor 2023. Bëhet fjalë për dëshmitarët në gjykimin për krime lufte ndaj tij, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Aktakuza thotë se ai drejtoi ose organizoi tri grupe të ndara, në të cilat bënin pjesë, përkatësisht, Fadil Fazliu, Bashkim Smakaj dhe Isni Kilaj.

Prokuroria thotë se, gjatë takimeve në paraburgim, Thaçi u tregoi vizitorëve identitetet e disa dëshmitarëve që asokohe mbaheshin konfidenciale. Ai dyshohet se u dha edhe udhëzime që t’ua përcillnin dëshmitarëve se si të dëshmonin në gjykatë.

Aktakuza ndaj Thaçit përmban 11 pika: tri për tentativë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, katër për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe katër për mosbindje ndaj gjykatës.

Një prej episodeve të përfshira në aktakuzë është vizita e Fadil Fazliut më 2 korrik 2023. Prokuroria pretendon se Thaçi i dha atij udhëzime të hollësishme, të cilat duhej t’ia përcillte personit të shënuar si dëshmitari 1. Sipas aktakuzës, ata ranë dakord që djali i Fazliut, Fahri Fazliu, të kontaktonte dëshmitarin për të caktuar një takim. Më 3 korrik, Fahri Fazliu thuhet se shkëmbeu mesazhe me dëshmitarin për të organizuar takimin mes të treve.

Një tjetër vizitë u zhvillua më 3 shtator 2023, kur Thaçin e takoi Hajredin Kuçi. Në atë kohë, Kuçi ishte pjesë e ekipit mbrojtës të Kadri Veselit. Aktakuza pretendon se Thaçi i kërkoi t’u përcillte dëshmitarëve 2, 5 dhe 6 udhëzime për dëshmitë e tyre. Sipas Prokurorisë, Kuçi u pajtua me këto udhëzime dhe sugjeroi çfarë duhej t’u thuhej dëshmitarëve 5 dhe 6.

Kuçi akuzohet për dy pika të mosbindjes ndaj gjykatës. Secili prej Smakajt, Kilajt dhe Fazliut përballet me nga një pikë për tentativë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe nga një pikë për mosbindje ndaj gjykatës.

Dokumentet në veturën e Smakajt dhe në shtëpinë e Kilajt

Më 9 shtator 2023, në qendrën e paraburgimit në Hagë, Thaçin e vizituan ish-drejtori i AKI-së Bashkim Smakaj, ish-këshilltarët e tij Blerim Shala dhe Artan Behrami, si edhe persona të tjerë. Aktakuza thotë se ai u kërkoi vazhdimisht njërit ose disa prej vizitorëve t’i përcillnin dëshmitarit 2 udhëzime për mënyrën si të dëshmonte në çështjen “Thaçi dhe të tjerët”.

Smakaj dhe Behrami u kthyen për ta vizituar më 7 tetor. Prokuroria dyshon se në atë takim Thaçi u dha udhëzime të tjera lidhur me dëshminë e dëshmitarit 2. Më 30 tetor, gjatë kontrollit të veturës së Smakajt, Prokuroria tha se gjeti një dokument që paraqiste një version të ngjarjeve në përputhje, sipas saj, me udhëzimet e dhëna në të dyja vizitat. Ajo pretendon se Thaçi e kishte shtypur dokumentin me printerin e qendrës së paraburgimit disa orë përpara takimit të 7 tetorit.

Një ditë përpara asaj vizite, më 6 tetor, Thaçi ishte takuar me Isni Kilajn dhe Vllaznim Kryeziun. Sipas aktakuzës, ai u zbuloi të dhëna konfidenciale dhe u kërkoi t’i çonin dëshmitarit të mbrojtur 4 udhëzime për dëshminë e tij.

Prokuroria tha se, gjatë kontrollit të shtëpisë së Kilajt më 2 nëntor, në mbeturina u gjetën faqe të grisura nga deklaratat e mëparshme të dëshmitarit. Sipas saj, faqet ishin shtypur me të njëjtin printer si dokumenti i gjetur në veturën e Smakajt. Regjistri i printimit, siç tha Prokuroria, tregonte se pjesa të cilës dyshohet se Thaçi iu referua në takim ishte shtypur dy ditë para vizitës së 6 tetorit. Në atë shtëpi, Prokuroria tha se gjeti edhe shënime me kode dëshmitarësh dhe përmbledhje të dëshmive që pritej të jepnin.

Nëntë incizime të bisedave

Kur nisi gjykimi për pengim të drejtësisë më 27 shkurt 2026, Prokuroria paraqiti edhe incizime të bisedave të zhvilluara gjatë vizitave në qendrën e paraburgimit. Ajo tha se ishin pranuar si prova incizimet e nëntë vizitave, të realizuara me autorizim gjyqësor. Në fjalën përmbyllëse, prokurori përmendi rreth 28 orë incizime.

Në seancën hapëse u luajtën pjesë të disa bisedave. Në një fragment nga takimi i Thaçit me Fadil Fazliun më 2 korrik 2023, Thaçi dëgjohet t’i thotë: “Thuaj shkurt, ‘po’, ‘jo’, mos filozofo”. Sipas Prokurorisë, biseda kishte të bënte me mënyrën si duhej të dëshmonte Rrustem Mustafa, ish-komandant i UÇK-së i njohur si komandant Remi.

Prokuroria iu referua edhe një fragmenti nga takimi i 6 tetorit me Isni Kilajn dhe Vllaznim Kryeziun. Sipas saj, Thaçi përmendi një pjesë të deklaratës së mëparshme të dëshmitarit të mbrojtur 4, duke treguar pjesën 6, faqen 7 dhe rreshtin 9. Prokuroria pretendon se ai donte që dëshmitari ta ndryshonte atë pjesë në takimin përgatitor me prokurorët, përpara paraqitjes në gjykatë.

Prokurori e lidhi incizimin me një faqe të rindërtuar nga copat e letrës të gjetura në mbeturinat e Kilajt. Ai tha se pyetjet dhe përgjigjet që fillonin pikërisht në rreshtin 9 ishin rrethuar me dorë. Ato trajtonin përfshirjen e pretenduar të Thaçit në keqtrajtimin e dëshmitarit.

Qëndrimi i mbrojtjes

Thaçi u deklarua i pafajshëm me shkrim më 6 janar 2025. Pas ndryshimit të aktakuzës, ai e përsëriti deklarimin e pafajësisë më 24 prill. Ndryshimi kishte shtuar nxitjen si bazë të përgjegjësisë penale në tri pikat që lidhen me tentativën për pengim të personave zyrtarë.

Në fjalën përmbyllëse të 10 shtatorit 2026, avokatja e Thaçit, Sophie Menegon, kërkoi pafajësi për të gjitha pikat. Ajo vuri në dyshim besueshmërinë e transkripteve të përgatitura nga Prokuroria: sipas saj, disa pjesë të incizimeve nuk dëgjoheshin, çka vinte në pikëpyetje përfundimet e nxjerra prej bisedave.

Menegon tha se ZPS-ja nuk kishte provuar se anëtarët e grupeve të pretenduara synonin të vepronin së bashku për të penguar punën e zyrtarëve gjyqësorë. Ajo e quajti “të paarsyeshme” kërkesën për gjashtë vjet burgim për fjalët që pretendohet se Thaçi kishte thënë në qendrën e paraburgimit.

Sipas avokates, pas bisedave mes Thaçit dhe të bashkakuzuarve “nuk ka ndodhur asgjë më tej”. Në seancën e 10 shtatorit, ajo argumentoi se, pavarësisht çfarë mund të ishte thënë apo rënë dakord, nuk kishte pasur ndikim te dëshmitarët ose te ZPS-ja. Menegon tha se nuk pretendohej që ndonjë dëshmitar të ishte penguar, frikësuar apo të kishte ndryshuar dëshminë.

Prokuroria, nga ana tjetër, tha se për akuzat për tentativë vendimtare është nëse të akuzuarit ndërmorën hapa për të ndërhyrë në dëshmi, edhe nëse përpjekjet nuk patën sukses.


Shtuar më 16.11.2026 14:08

grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişpadişahbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişjojobetjojobetjojobetjojobet