Futbolli në zi/ Klubi gjerman njofton ndarjen nga jeta të lojtarit, Enis Maqedonci

Një lajm i trishtë vjen nga futbolli, ku lojtari Enis Maqedonci është ndarë nga jeta në moshën vetëm 24-vjeçare.
Lajmi është bërë i ditur nga ish-klubi i tij, SC Baden-Baden, përmes një mesazhi prekës në rrjetet sociale.
Maqedonci ka qenë pjesë e skuadrës gjermane në të kaluarën, ndërsa së fundmi aktivizohej te TuS Hügelsheim.
Në njoftimin e publikuar, SC Baden-Baden shpreh dhimbjen për humbjen e ish-futbollistit, duke e kujtuar atë si një djalë me karakter të gëzuar, buzëqeshje të ngrohtë dhe shpirt të mirë.
“Do ta kujtojmë gjithmonë me dashuri për karakterin e tij të gëzuar, buzëqeshjen e ngrohtë dhe shpirtin e mirë. Ti lë pas një boshllëk të madh dhe do të na mungosh shumë”, thuhet në mesazhin e klubit.
Më tej, drejtuesit, trajnerët dhe futbollistët e SC Baden-Baden kanë shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe klubin aktual të 24-vjeçarit.
Sipas mediave gjermane, Enis Maqedonci u nda nga jeta ditë e djeshme në një aksident rrugor.




