E hënë, 16 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Braho konfirmon se SPAK ka nisur hetimet për deputeten Sara Mila
Lajme

Braho konfirmon se SPAK ka nisur hetimet për deputeten Sara Mila

Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka konfirmuar se Prokuroria e Posaçme po zhvillon hetime ndaj deputetes së Partisë Socialiste, Sara Mila. Gjatë takimit me gazetarët, ai nuk pranoi të jepte hollësi mbi çështjen, duke theksuar se ajo është ende nën hetim.

Konfirmimi i Brahos vjen pesë ditë pas paraqitjes së deputetes në ambientet e SPAK. Më 11 nëntor, Mila u thirr në Prokurorinë e Posaçme, ku qëndroi për rreth 40 minuta deri në një orë.

Pas marrjes në pyetje, deputetja deklaroi se ishte paraqitur në cilësinë e personit që kishte dijeni për rrethanat e çështjes dhe se kishte dhënë dëshminë e saj. Ajo nuk bëri të ditur arsyet konkrete të thirrjes, duke iu referuar sekretit hetimor.

Sipas raportimeve mediatike, hetimi lidhet me dyshime për korrupsion zgjedhor në qarkun e Elbasanit gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025. Në fokus të verifikimeve dyshohet të jetë përdorimi i mundshëm i skemës së ndihmës ekonomike për të ndikuar te votuesit.

Deri më tani, SPAK nuk ka bërë publike detaje të tjera mbi objektin e hetimit apo veprimet e kryera në kuadër të tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.