Kënga nacionaliste serbe në Bruksel, Rama: Mos kaloj në heshtje, është në të mirë të Serbisë të njohë Kosovën

Kryeministri Edi Rama foli rreth incidentit që u hsënua në Bruksel, ku një këngë serbe me përmbajtje nacionaliste dhe pretendime territoriale ndaj Kosovës u interpretua gjatë koncertit që shënoi hapjen e Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian.
Nga Brukseli ku po mbahet Forumi i II-të të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, nën temën “Evropë më e gjerë – Evropë më e fortë”, Rama ka kërkuar që ky incident të mos kalojë në heshtje.
Ai shtoi se Serbia duhet të njohë sa më parë Kosovën, për të mirën e saj.
Edi Rama:
Dua të flas rreth një të keqe që u bë dje përmes muzikës. Nuk duhet të kthehet në një të keqe të pranuar. Nuk e di nëse ishte i qëllimtë, rezultat i injorancës që një këngë pa shije u interpretua. Nuk është se e lëndon vetëm ndjenjat e shqiptarëve të rep së Kosovës, por ka të bëjë me nevojën për të mos e lkënbë të kkalojë në heshtje të kaluarën e dhi,mbshme. Kam qenë avokat prej vitesh për të mnbvajtur serbinë në anën e Europës dhe dua të sigurohem që ajo që po them të mos shkojë në të kundërtën, por në të njëjtën kohë. Nuk duhet të lëmë hapësirë për fusdhëbeteja mesjetare. Sa më shpejt që Serbia të njohë Kosovën, aq më mirë do jetë për serbinë e këdo tjetër. Duhet ta transformojmë rajonin tonë. ne po kërkojmë të sjellim europën atje, jo të vijmë këtu. Duke bashkëndarë atë që e bën këtë shtëpi një familje ku duam të bëjmë pjesë.




