Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Incidenti me muzikën serbe në forumin e BE-së, Rama: Serbia të njohë Kosovën, të mos lihet të kalojë në heshtje

    BE kundër diskutimeve me Moskën për sigurinë e Evropës pa armëpushim në Ukrainë

    Rindërtimi në Tiranë, ministri Demo: 1.8 miliardë lekë për përshpejtimin e procesit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » BE kundër diskutimeve me Moskën për sigurinë e Evropës pa armëpushim në Ukrainë
    Botë

    BE kundër diskutimeve me Moskën për sigurinë e Evropës pa armëpushim në Ukrainë

    November 16, 2026
    Screenshot

    Disa ministra të Jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian kanë folur të hënën kundër diskutimit me Moskën zyrtare për arkitekturën e ardhshme të sigurisë së Evropës, përpara arritjes së një armëpushimi në Ukrainë, duke i bërë thirrje Evropës të mos bjerë në kurthin rus.

    Sipas tyre, çdo diskutim i tillë duhet të presë arritjen e një armëpushimi në luftën që Rusia po zhvillon në Ukrainë dhe duhet të varet nga lëshimet domethënëse që do të bëjë Moska.

    Pasi Rusia ka deklaruar të premten se do të ishte e hapur për pjesëmarrjen e vendeve evropiane në bisedimet e paqes, nëse do të shihte se ato synonin sinqerisht të kontribuonin për paqen, udhëheqësit e BE-së ranë dakord që ekipi i Evropës të përbëhej nga Britania e Madhe, e cila nuk është anëtare e BE-së, Franca, Gjermania, Italia dhe Polonia, si dhe institucionet e Bashkimit Evropian.

    Ndërsa ekziston një marrëveshje se kush duhet të marrë drejtimin, ministrat e disa vendeve të tjera kanë thënë se BE-ja duhet të përqendrohet për momentin në rritjen e mbështetjes për Ukrainën dhe kanë vënë në pikëpyetje dëshirën e vërtetë të Rusisë për të negociuar.

    “Rregullat po funksionojnë, por problemi është se Rusia po i shkel ato”, u ka thënë gazetarëve ministri i Jashtëm i Lituanisë, Kestutis Budrys, gjatë takimit të përmuajshëm të ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel.

    Duke iu referuar mundësisë së nisjes së bisedimeve me Rusinë për çështjet e sigurisë në këtë moment, Budrys tha: “Kjo i krijon Rusisë shumë mundësi për të përfituar diçka. Prandaj, nuk duhet të biem në këtë kurth”.

    Zyrtarët rusë kanë bërë thirrje që të arrihet një marrëveshje e gjerë për arkitekturën e sigurisë së Evropës përpara se të trajtohen çështjet konkrete të luftës në Ukrainë.

    “Ajo që duhet të shohim është një armëpushim, në mënyrë që të mund të nisim bisedimet për çdo çështje tjetër. Për momentin nuk po e shohim këtë, sepse Rusia po e përshkallëzon vërtet situatën”, ka thënë shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, duke akuzuar Moskën se dëshiron ta përdorë këtë proces si pretekst për të vazhduar luftën.

    “Ata (Rusia) janë agresori. Duhet të shohim lëshime nga ana e tyre”, ka shtuar Kallas.

    Në kuadër të përpjekjeve të BE-së për të mbajtur presionin ndaj Moskës lidhur me luftën, një paketë e re sanksionesh është duke u finalizuar dhe do të diskutohet më vonë gjatë kësaj jave, ka thënë ministrja e Jashtme e Irlandës, Helen McEntee, vendi i së cilës mban presidencën e BE-së.

    Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Noel Barrot, i cili ka thënë se Parisi do të organizojë më 4 dhjetor një konferencë me Britaninë e Madhe për flotën në hije të Rusisë, ka deklaruar se në një afat të menjëhershëm, BE-ja kishte miratuar të hënën 145 emërtime të reja në listën e sanksioneve.

    Ai ka shtuar se sanksionet do të vendosen ndaj Tatyana Kim, drejtoreshë ekzekutive e kompanisë ruse të shitjeve online Wildberries, si dhe ndaj terminalit të naftës në Shën Petersburg.

    “Ne do të vazhdojmë në të njëjtën rrugë, pavarësisht se sa fort përpiqet Rusia e Putinit ta drejtojë debatin sipas interesave të saj, përmes kërkesave gjithnjë e më absurde dhe maksimaliste”,ka thënë ndërkaq ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul.

    “Së shpejti do të bëhet e qartë nëse Rusia dëshiron vërtet të negociojë apo nëse thjesht po përpiqet të fitojë kohë dhe të krijojë përshtypjen se po zhvillohen negociata”, ka shtuar ai.

    Rundi i fundit i bisedimeve mes Ukrainës dhe Rusisë me ndërmjetësimin e SHBA-së, është zhvilluar më 10 dhe 11 nëntor në Abu Dhabi.

    armëpushim BE diskutimeve kundër Moskën Ukrainën
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Incidenti me muzikën serbe në forumin e BE-së, Rama: Serbia të njohë Kosovën, të mos lihet të kalojë në heshtje

    November 16, 2026

    BE kundër diskutimeve me Moskën për sigurinë e Evropës pa armëpushim në Ukrainë

    November 16, 2026

    Rindërtimi në Tiranë, ministri Demo: 1.8 miliardë lekë për përshpejtimin e procesit

    November 16, 2026

    Mijëra valixhe mbushin aeroportin, çfarë do të ndodhë me bagazhet e pasagjerëve në SHBA?

    November 16, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi 16 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

    Tri shenja të horoskopit po hyjnë në një kapitull të ri, pasi kuptuan çfarë duhet të lënë pas

    Yjet paralajmërojnë një të diel plot të papritura: Disa mundësi të papritura janë më pranë se kurrë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.