• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këngë nacionaliste serbe në Bruksel, Rama: S”mund të kalojë në heshtje! Serbia duhet ta njohë Kosovën

by A R
16/11/2026 14:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama e nisi fjalën e tij në panelin “Arritjet e zgjerimit, reforma, investime dhe rritje”, në kuadër të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel, me një reagim ndaj interpretimit të këngës nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” gjatë hapjes së Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian. Rama e cilësoi ngjarjen si një veprim që nuk duhet të kalojë në heshtje, duke theksuar se, pavarësisht nëse ishte e qëllimshme apo rezultat i padijes, interpretimi i një kënge me përmbajtje nacionaliste në një aktivitet që promovon unitetin dhe integrimin evropian ishte i papranueshëm.

“Një e keqe që u bë dje përmes muzikës nuk duhet të kthehet sot në një të keqe të pranuar përmes heshtjes. Nuk e di nëse ishte e qëllimshme apo rezultat i injorancës, apo fakti që një këngë pa shije nacionaliste u interpretua në prag të këtij forumi, në të kundërt të gjithçkaje që përfaqësonte, për t’i shtuar plagës edhe fyerjen. U interpretua me titullin e bukur: ‘Melodi të unitetit’”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se kjo ngjarje nuk prek vetëm ndjenjat e shqiptarëve, por lidhet edhe me nevojën për të mos lejuar rikthimin e retorikave dhe përplasjeve të së kaluarës.

“Nuk është se lëndon vetëm ndjenjat e shqiptarëve, qytetarëve shqiptarë, kombit shqiptar, të Republikës së Kosovës, por ka të bëjë me nevojën për të mos lënë të kalojë në heshtje asgjë që na kthen në të shkuarën”, deklaroi kryeministri.

Më tej, Rama nënvizoi se prej vitesh ka qenë një mbështetës i afrimit të Serbisë me Bashkimin Evropian, duke argumentuar se stabiliteti dhe integrimi evropian i rajonit kërkojnë shmangien e retorikave nacionaliste dhe të betejave historike.

“Unë kam qenë avokat prej shumë vitesh për sa e rëndësishme është për fqinjësinë tonë, për ta mbajtur Serbinë në anën e Europës gjatë gjithë kohës dhe dua të sigurohem se ajo që po them të mos shkojë në të kundërt të kësaj dëshire, por, në të njëjtën kohë, mendoj se nuk duhet të lëmë hapësirë për betejat mesjetare që të shndërrohen në këngë mobilizuese apo fantazi mobilizuese të së sotmes”, tha Rama.

Në vijim, kryeministri shqiptar u ndal edhe te dialogu Kosovë-Serbi, duke theksuar se normalizimi i marrëdhënieve dhe njohja e Kosovës nga Serbia do të ishin në interes të të gjithë rajonit.

“Sa më shpejt Serbia të normalizohet dhe të njohë Republikën e Kosovës, aq më mirë do të jetë për Serbinë dhe për të gjithë të tjerët”, u shpreh ai.

Rama bëri thirrje për angazhim të përbashkët në transformimin e rajonit dhe afrimin e tij me Bashkimin Evropian, duke theksuar se integrimi nuk nënkupton humbjen e identiteteve dhe traditave të ndryshme të vendeve të rajonit.

“Nga ana tjetër, të gjithë ne duhet të angazhohemi për ta transformuar rajonin tonë në gjithçka për të cilën po flasim. Ne po kërkojmë të sjellim Europën atje, po kërkojmë të jemi vetvetja, me tradita e identitete të ndryshme”, theksoi Rama.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këngë nacionaliste serbe në Bruksel, Rama: S”mund të kalojë në heshtje! Serbia duhet ta njohë Kosovën

Këngë nacionaliste serbe në Bruksel, Rama: S”mund të kalojë në heshtje! Serbia duhet ta njohë Kosovën

November 16, 2026
Dështimi historik i raketës Vulcan, shpërthejnë 40 satelitë të Amazon

Dështimi historik i raketës Vulcan, shpërthejnë 40 satelitë të Amazon

November 16, 2026
Çamëria nuk falet

Pse habiteni, përjashtime ka, edhe në Europë dhe SHBA

November 16, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

3 përmbysje të mëdha elektorale në Shqipëri – a do ketë një të katërt?

November 16, 2026
SPAK dërgon për gjykim dosjen “Balluku”, njoftim zyrtar për 28 të pandehur

SPAK dërgon për gjykim dosjen “Balluku”, njoftim zyrtar për 28 të pandehur

November 16, 2026
Plagosi 15-vjeçarin pas sherrit në gjimnaz/ Gjendet pistoleta e 17-vjeçarit, i mituri në burg pasi…!

Vlorë/ Qarkullonte me pistoletë, arrestohet 23-vjeçari, në pranga edhe 37-vjeçari që e transportonte

November 16, 2026
Lamtumirë,  Prof. Ramazan Bogdani!

Lamtumirë, Prof. Ramazan Bogdani!

November 16, 2026
Shteti fiton miliona nga pronat e sekuestruara, sa u arkëtuan në 10 muaj?

Shteti fiton miliona nga pronat e sekuestruara, sa u arkëtuan në 10 muaj?

November 16, 2026
Nis rindërtimi i segmentit të parë për aksin Kombinat-Ndroq-Plepa, Rama poston pamjet: Do t’i shërbejë Shqipërisë turistike

385 mln euro për rrugët në 2027, Tiranë-Durrës, Tiranë-Ndroq-Plepa dhe “By-pass-i” i Elbasanit me financim nga Buxheti i Shtetit

November 16, 2026
Figo sfidon Infantinon në FIFA? Zbulohen prapaskenat në UEFA

Figo sfidon Infantinon në FIFA? Zbulohen prapaskenat në UEFA

November 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In