Rama në Forumin e Zgjerimit të BE-së: Protestat në Shqipëri u bënë lajm botëror nga hija e Trump

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka folur në Bruksel për Forumin e II-të të Zgjerimit të Bashkimit Europian, tha se vëmendja ndërkombëtare ndaj protestave në Shqipëri, u shtua për shkak të asaj që ai e quajti “hija e Donald Trump” pas “revolucionit të flamingove”.

Rama i përshkroi protestat si “revolucion të pritshmërive më të larta”, duke i lidhur ato me zhvillimin e shpejtë ekonomik të vendit dhe kërkesat e qytetarëve për më shumë.

Të lidhura

None found

“Ngjarjet e muajve të fundit në Shqipëri janë pasqyruar gjerësisht. Ato morën emrin ‘revolucioni i flamingove’ dhe tërhoqën vëmendjen e botës, sepse pas tyre qëndron hija e Donald Trump. Nuk jam i bindur se, pa Trumpin, dikush do të interesohej për flamingot në Shqipëri”, u shpreh ai.

Gjithashtu, ai shtoi se Shqipëria ka ndryshuar dhe se qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë më shumë vëmendje e të ngrenë pyetje për rolin e njerëzve në këtë transformim.

Sipas Ramës, kjo është arsyeja pse vendi është i lidhur ngushtë me BE-në dhe pjesë e qasjes së tij të parë.


Shtuar më 16.11.2026 15:03

Tags: ,
grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişBycasinoonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişjojobetjojobetjojobetjojobet