Gjykata Penale e Tiranës ka vendosur të kalojë për gjykim çështjen penale ndaj Elvis Shkambit, Gjon Shkambit dhe Banush Koxhajt, lidhur me ngjarjen e rëndë ku mbeti i vrarë gjyqtari Astrit Kalaja.
Elvis Shkambi akuzohet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, ngjarje e ndodhur më 6 tetor 2025.
Vendimi për kalimin e dosjes në gjykim është marrë pas përfundimit të fazës paraprake të shqyrtimit të çështjes.
