• Kontakt
Monday, November 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • Pokud hledáte autentický zážitek s živými krupiéry a vzrušujícím atmosférickým prožitkem, Cupidono casino vám nabízí přesně to, co potřebujete, přímo z pohodlí vašeho domova.

  • Wenn Sie den Nervenkitzel eines echten Casinos erleben möchten, dann sind live Dealer-Spiele die perfekte Wahl, und mit Mythoswin können Sie die Spannung in Echtzeit genießen.

  • Con l’arrivo della sera, migliaia di giocatori si preparano a scoprire la magia delle slot online su Boho, dove i jackpot progressivi crescono ogni giorno per emozioni senza pari.

  • Wenn Sie nach einer aufregenden Vielfalt an Casinospielen slotsgallery casino eine umfassende Auswahl an Slots, Tischspielen und Live-Dealer-Erlebnissen von führenden Anbietern.

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • Pokud hledáte autentický zážitek s živými krupiéry a vzrušujícím atmosférickým prožitkem, Cupidono casino vám nabízí přesně to, co potřebujete, přímo z pohodlí vašeho domova.

  • Wenn Sie den Nervenkitzel eines echten Casinos erleben möchten, dann sind live Dealer-Spiele die perfekte Wahl, und mit Mythoswin können Sie die Spannung in Echtzeit genießen.

  • Con l’arrivo della sera, migliaia di giocatori si preparano a scoprire la magia delle slot online su Boho, dove i jackpot progressivi crescono ogni giorno per emozioni senza pari.

  • Wenn Sie nach einer aufregenden Vielfalt an Casinospielen slotsgallery casino eine umfassende Auswahl an Slots, Tischspielen und Live-Dealer-Erlebnissen von führenden Anbietern.

BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Me çfarë provash e akuzon Prokuroria Thaçin për pengim të drejtësisë?

15:59 : 16/11/2026
në RAJONI

Hashim Thaçi ishte në paraburgim në Hagë, ku po gjykohej për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, kur më 5 dhjetor 2024 iu dorëzua një aktakuzë e dytë. Kjo aktakuzë hapi një çështje të veçantë për veprime që, sipas Prokurorisë, synonin të ndikonin te dëshmitarët e gjykimit të parë.

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) pretendon se, gjatë vizitave në paraburgim, Thaçi u dha vizitorëve informacione konfidenciale për dëshmitarët dhe udhëzime për mënyrën se si ata duhej të dëshmonin në gjykimin ndaj tij dhe tre ish-krerëve të tjerë të UÇK-së.

Në këtë çështje, krahas Thaçit, akuzohen ish-drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj, ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, veterani i UÇK-së, Fadil Fazliu, dhe ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi.

Më 16 shtator, Gjykata Speciale shpalli fajtorë për krime lufte Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. Thaçi u dënua me 25 vjet burgim. Aktgjykimi ndaj të katërve pritet të apelohet.

Image

Lexo edhe:

6 vite nga arrestimi/ Hashim Thaçi: Do dal me çdo qelizë time të pastër

Pezullohet kreu i Gjykatës Kushtetuese, policia futet në ambientet e institucionit në Poloni

Dy muaj më vonë, më 17 nëntor, Gjykata Speciale pritet të shpallë aktgjykimin ndaj Thaçit dhe katër të bashkakuzuarve në çështjen për pengim të drejtësisë.

Prokuroria kërkoi gjashtë vjet burgim për Thaçin dhe kërkoi që, nëse shpallet fajtor edhe në këtë çështje, ai ta vuajë dënimin e dytë pas atij për krime lufte. Për Smakajn, Kilajn dhe Fazliun kërkoi nga tri vjet burgim, ndërsa për Kuçin nëntë muaj.

Në seancën përmbyllëse më 10 shtator, prokurorja e specializuar, Kimberly West, tha se Thaçi dhe të bashkakuzuarit u përpoqën për muaj të tërë të ndikonin te dëshmitarët në gjykimin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

West i përshkroi të bashkakuzuarit si bashkëpunëtorë të afërt, miq besnikë dhe ish-vartës të Thaçit. Sipas saj, ai i udhëzoi të kontaktonin dëshmitarët, dëshmitë e të cilëve i konsideronte vendimtare, dhe t’u kërkonin të ndryshonin çfarë kishin thënë, ndër të tjera për praninë e tij në vendet ku pretendohet se ishin kryer krime. West tha se incizimet e bisedave në paraburgim dhe dokumentet e sekuestruara e mbështesnin këtë pretendim.

Çfarë tha Prokuroria se ndodhi gjatë takimeve në paraburgim dhe si i përdori incizimet dhe dokumentet e sekuestruara për të mbështetur akuzat?

Takimet në paraburgim dhe udhëzimet për dëshmitarët

Prokuroria pretendon se, nga 12 prilli deri më 2 nëntor 2023, Hashim Thaçi u përpoq të ndikonte te dëshmitarët e Prokurorisë në gjykimin për krime lufte ndaj tij, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Sipas aktakuzës, Thaçi drejtoi ose organizoi tri grupe të veçanta, ku bënin pjesë, përkatësisht, Fadil Fazliu, Bashkim Smakaj dhe Isni Kilaj.

Prokuroria pretendon se, gjatë vizitave në paraburgim, Thaçi zbuloi identitetet e disa dëshmitarëve që në atë kohë ishin konfidenciale dhe u dha vizitorëve udhëzime për t’ua përcjellë dëshmitarëve se çfarë duhej të thoshin në gjykatë.

Thaçi përballet me 11 pika të aktakuzës, prej të cilave tri për tentativë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, katër për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe katër për mosbindje ndaj gjykatës.

Një nga rastet e përshkruara në aktakuzë lidhet me vizitën e Fadil Fazliut më 2 korrik 2023. Sipas Prokurorisë, Thaçi i dha Fazliut udhëzime të hollësishme për t’ia përcjellë personit që në aktakuzë identifikohet si dëshmitari 1.

Sipas aktakuzës, ata u pajtuan që djali i Fazliut, Fahri Fazliu, ta kontaktonte dëshmitarin për të caktuar një takim. Të nesërmen, më 3 korrik, thuhet se Fahri Fazliu shkëmbeu mesazhe me dëshmitarin për të organizuar një takim mes të treve.

Më 3 shtator 2023, Thaçin e vizitoi Hajredin Kuçi, i cili në atë kohë ishte pjesë e ekipit mbrojtës të Kadri Veselit.

Sipas aktakuzës, Thaçi i dha Kuçit udhëzime për t’ua përcjellë tre dëshmitarëve, të identifikuar në aktakuzë me numrat 2, 5 dhe 6, se si duhej të dëshmonin. Prokuroria pretendon se Kuçi u pajtua me udhëzimet dhe dha sugjerime për ato që duhej t’u përcilleshin dëshmitarëve 5 dhe 6.

Kuçi përballet me dy pika për mosbindje ndaj gjykatës. Smakaj, Kilaj dhe Fazliu përballen secili me nga një pikë për tentativë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe nga një për mosbindje ndaj gjykatës.

Image

Dokumentet e gjetura në veturën e Smakajt dhe në shtëpinë e Kilajt

Më 9 shtator 2023, Thaçin e vizituan në qendrën e paraburgimit në Hagë ish-drejtori i AKI-së, Bashkim Smakaj, ish-këshilltarët e Thaçit, Blerim Shala dhe Artan Behrami, si dhe persona të tjerë.

Sipas aktakuzës, Thaçi “udhëzoi në mënyrë të përsëritur një ose më shumë prej vizitorëve që t’i jepnin udhëzime dëshmitarit 2 se si të dëshmonte në çështjen Thaçi dhe të tjerët”.

Kur Smakaj dhe Behrami e vizituan sërish Thaçin në qendrën e paraburgimit më 7 tetor, ai dyshohet se u dha udhëzime të mëtejshme se si duhej të dëshmonte dëshmitari 2.

Më 30 tetor, gjatë kontrollit të veturës së Smakajt, Prokuroria tha se gjeti një dokument me një version të ngjarjeve që, sipas saj, përputhej me udhëzimet nga të dyja vizitat.

Sipas Prokurorisë, Thaçi e kishte shtypur dokumentin në printerin e qendrës së paraburgimit, disa orë para vizitës së 7 tetorit.

Një ditë para vizitës së Smakajt dhe Behramit, më 6 tetor, Thaçin e kishin vizituar Isni Kilaj dhe Vllaznim Kryeziu. Sipas aktakuzës, Thaçi u dha atyre informacione konfidenciale dhe u kërkoi t’i përcillnin dëshmitarit të mbrojtur 4 udhëzime se si duhej të dëshmonte.

Gjatë kontrollit të shtëpisë së Kilajt më 2 nëntor, Prokuroria tha se gjeti në mbeturina faqe të grisura nga deklaratat e mëparshme të dëshmitarit. Sipas saj, ato ishin shtypur në të njëjtin printer si dokumenti i gjetur në veturën e Smakajt. Regjistri i printimit, sipas Prokurorisë, tregonte se pjesa së cilës Thaçi dyshohet se iu referua gjatë takimit ishte shtypur dy ditë para vizitës së 6 tetorit.

Në shtëpinë e Kilajt, Prokuroria tha se gjeti edhe shënime me kode të dëshmitarëve dhe përmbledhje të dëshmive që pritej të jepnin.

Image

Nëntë incizime të bisedave

Në nisje të gjykimit për pengim të drejtësisë, më 27 shkurt 2026, Prokuroria paraqiti edhe prova të tjera, përfshirë incizime të bisedave gjatë vizitave në qendrën e paraburgimit.

Prokuroria tha se si prova ishin pranuar incizimet e nëntë vizitave, të bëra me autorizim gjyqësor. Në fjalën përmbyllëse, prokurori foli për rreth 28 orë incizime.

Në seancën hapëse u prezantuan disa pjesë të bisedave, përfshirë një fragment nga takimi i 2 korrikut 2023 mes Thaçit dhe Fadil Fazliut. Në atë fragment, Thaçi dëgjohet duke i thënë bashkëbiseduesit: “Thuaj shkurt, ‘po’, ‘jo’, mos filozofo”.

Prokuroria pretendoi se biseda lidhej me mënyrën se si duhej të dëshmonte Rrustem Mustafa, ish-komandant i UÇK-së, i njohur si komandant Remi.

Image

Në një fragment tjetër, nga takimi i 6 tetorit me Isni Kilajn dhe Vllaznim Kryeziun, Prokuroria tha se Thaçi iu referua një pjese të deklaratës së mëparshme të dëshmitarit të mbrojtur 4, duke përmendur pjesën 6, faqen 7 dhe rreshtin 9.

Sipas Prokurorisë, Thaçi donte që dëshmitari ta ndryshonte atë pjesë gjatë takimit përgatitor me prokurorët, para se të dëshmonte në gjykatë.

Prokurori e lidhi atë fragment me faqen e rindërtuar nga copat e letrës që u gjetën në mbeturinat e Kilajt. Ai tha se në atë faqe, pyetjet dhe përgjigjet që nisnin pikërisht në rreshtin 9 ishin të rrethuara me dorë. Ato kishin të bënin me përfshirjen e pretenduar të Thaçit në keqtrajtimin e dëshmitarit.

Çfarë tha mbrojtja për akuzat?

Hashim Thaçi u deklarua i pafajshëm me shkrim më 6 janar 2025. Thaçi u deklarua sërish i pafajshëm më 24 prill, pasi aktakuza u ndryshua për të përfshirë nxitjen si bazë shtesë të përgjegjësisë penale në tri pikat për tentativë pengimi të personave zyrtarë.

Në fjalën përmbyllëse më 10 shtator 2026, avokatja e Thaçit, Sophie Menegon, kërkoi që ai të shpallej i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës. Ajo kundërshtoi besueshmërinë e transkripteve të përgatitura nga Prokuroria, duke thënë se pjesë të incizimeve ishin të padëgjueshme dhe se kjo vinte në pikëpyetje përfundimet që Prokuroria nxirrte nga bisedat.

“ZPS-ja nuk ka provuar asnjëherë që anëtarët e pretenduar të grupit kanë synuar të marrin veprime të përbashkëta për të penguar punën e zyrtarëve gjykatës”, tha ajo.

Menegon argumentoi se kërkesa për dënim me gjashtë vjet burgim është “e paarsyeshme” për fjalët që Thaçi pretendohet t’i ketë thënë në qendrën e paraburgimit.

Ajo tha se “nuk ka ndodhur asgjë më tej” pas bisedave të Thaçit me bashkakuzuarit.

“Pavarësisht të asaj që mund të jetë thënë apo për të cilën mund të jetë bërë marrëveshje, asnjë prej tyre nuk kanë pasur aspak ndikim tek dëshmitarët apo të ZPS-ja. Nuk ka pretendim se është bërë ndërhyrje ndaj ndonjë dëshmitar, se është frikësuar ndonjë dëshmitar, apo se është ndërruar dëshmia e tyre”, kishte argumentuar Menegon në seancën e 10 shtatorit.

Sipas Prokurorisë, për akuzat për tentativë kishte rëndësi nëse të akuzuarit kishin ndërmarrë hapa për të ndërhyrë në dëshmi, pavarësisht nëse përpjekjet kishin pasur sukses./REL

Etiketa: deshmitargjykateHashim Thaçikoso0ve

Lajme të lidhura

RAJONI

6 vite nga arrestimi/ Hashim Thaçi: Do dal me çdo qelizë time të pastër

19:46 : 05/11/2026
BOTA

Pezullohet kreu i Gjykatës Kushtetuese, policia futet në ambientet e institucionit në Poloni

22:01 : 30/10/2026
AKTUALITET

Pas dy muajsh bojkot, avokatët rikthehen në gjykata nga e hëna

15:48 : 30/10/2026
RAJONI

Specialja rrëzon kërkesën e mbrojtjes së Thaçit për dëshminë me shkrim, dëshmitari duhet të përballet me pyetjet në gjykatë

16:29 : 22/10/2026
AKTUALITET

58 të arrestuar pas protestave në Tiranë, nesër dalin para gjykatës për masat e sigurisë

22:15 : 17/10/2026
RAJONI

Caktohet data/ Kur pritet të shpallet aktgjykimi për Hashim Thaçin dhe katër të akuzuarit e tjerë në Hagë?

20:15 : 12/10/2026
Para
Foto ilustruese

Rrezik për përmbytje nga moti i keq, ja qarqet më të rrezikuara

TË GJITHA

Katër shtete i bëjnë thirrje Izraelit të lejojë hyrjen e 150 mijë çadrave në Gaza

16:04 : 16/11/2026
Foto ilustruese

Rrezik për përmbytje nga moti i keq, ja qarqet më të rrezikuara

16:00 : 16/11/2026

Me çfarë provash e akuzon Prokuroria Thaçin për pengim të drejtësisë?

15:59 : 16/11/2026

Ndërron jetë vëllai i ish-deputetit socialist, Arben Ndoka

15:47 : 16/11/2026

Banorja e re e BBVK dikur e dashura e Noizyt

15:41 : 16/11/2026

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Gjykata kalon për gjykim Elvis Shkambin dhe xhaxhain e tij

15:28 : 16/11/2026

Rama kërkon anëtarësimin në BE pa përfunduar negociatat: Na fusni brenda!

15:19 : 16/11/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • Pokud hledáte autentický zážitek s živými krupiéry a vzrušujícím atmosférickým prožitkem, Cupidono casino vám nabízí přesně to, co potřebujete, přímo z pohodlí vašeho domova.

  • Wenn Sie den Nervenkitzel eines echten Casinos erleben möchten, dann sind live Dealer-Spiele die perfekte Wahl, und mit Mythoswin können Sie die Spannung in Echtzeit genießen.

  • Con l’arrivo della sera, migliaia di giocatori si preparano a scoprire la magia delle slot online su Boho, dove i jackpot progressivi crescono ogni giorno per emozioni senza pari.

  • Wenn Sie nach einer aufregenden Vielfalt an Casinospielen slotsgallery casino eine umfassende Auswahl an Slots, Tischspielen und Live-Dealer-Erlebnissen von führenden Anbietern.

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com