Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, ka arritur një tjetër sukses të veçantë në karrierën e tij ndërkombëtare, duke barazuar një rekord që i rezistonte kohës prej gati tetë dekadash.

Sulmuesi i Bayern Munichut ka gjetur rrugën drejt rrjetës në shtatë paraqitje radhazi si mysafir me fanellën e Anglisë. Goli i fundit, i realizuar ndaj Spanjës, i mundësoi atij të barazojë një statistikë historike.

Për herë të fundit, këtë seri e kishte arritur legjenda Tom Finney, i cili kishte shënuar në shtatë ndeshje radhazi jashtë Anglisë, nga shtatori i vitit 1946 deri në maj të vitit 1948.

Kështu, Kane vendos emrin përkrah një prej figurave më të mëdha të futbollit anglez, duke dëshmuar edhe një herë vazhdimësinë e jashtëzakonshme në nivelin ndërkombëtar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb