Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nëna e Monika Kryemadhit kërkon pafajësi, kundërshton SPAK për 846 mijë eurot dhe konfiskimin e vilës

    Trump paralajmëron takim të mundshëm me Kim Jong Un në Kinë: Varet nga Xi Jinping

    Protestat në Tiranë/ Rama: Flamingot morën vëmendje se pas ishte hija e Donald Trump

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Nëna e Monika Kryemadhit kërkon pafajësi, kundërshton SPAK për 846 mijë eurot dhe konfiskimin e vilës
    Aktualitet

    Nëna e Monika Kryemadhit kërkon pafajësi, kundërshton SPAK për 846 mijë eurot dhe konfiskimin e vilës

    November 16, 2026

    Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit, kërkon nga Gjykata e Posaçme pafajësi për akuzën e pastrimit të parave, si dhe rrëzimin e kërkesës së SPAK për konfiskimin e vilës së saj në kompleksin “Kodra e Diellit” në Tiranë. Në konkluzionet përfundimtare prej 81 faqesh, mbrojtja kundërshton pretendimet e Prokurorisë së Posaçme për origjinën e paligjshme të fondeve të përdorura për blerjen e apartamenteve, shlyerjen e kredive dhe përfitimin e pasurive të paluajtshme.

    Avokatet Flutura Kona dhe Esmeralda Rama vënë në pikëpyetje, ndër të tjera, shumën prej 846 mijë eurosh, të cilën SPAK e konsideron të pajustifikuar dhe e lidh me transaksionet financiare të familjes Meta-Kryemadhi. Sipas mbrojtjes, Prokuroria nuk ka identifikuar konkretisht veprimet financiare që përbëjnë këtë shumë, burimin e secilit transaksion dhe nëse Fatime Kryemadhi kishte dijeni për një origjinë të mundshme kriminale të parave.

    Mbrojtja kundërshton edhe lidhjen që SPAK vendos mes pasurive dhe çështjes CEZ-DIA. Në këtë kontekst, avokatet i referohen një mesazhi të datës 22 qershor 2009, ku përmendet shuma “200 mijë”. Sipas tyre, në komunikim nuk specifikohet monedha, ndërsa Prokuroria e interpreton atë si 200 mijë euro. Avokatet argumentojnë se nuk ka prova që kjo shumë është paguar nga Kastriot Ismailaj, është përfituar nga Ilir Meta apo i është kaluar Fatime Kryemadhit.

    Një tjetër argument i mbrojtjes lidhet me kohën e blerjes së apartamenteve në rrugën “Vaso Pasha” në Tiranë. Sipas avokateve, transaksionet janë kryer në mars të vitit 2010, përpara themelimit dhe regjistrimit të DIA-s dhe përpara marrëveshjeve të kësaj kompanie me CEZ-in.

    Në dokumentin e depozituar në gjykatë trajtohen edhe 138 mijë eurot që Fatime Kryemadhi i ka kaluar vajzës së saj, Monika Kryemadhi, gjatë vitit 2009. Sipas SPAK, transfertat janë kryer në tri derdhje, përkatësisht 21 mijë, 70 mijë dhe 47 mijë euro. Nga kjo shumë, Prokuroria njeh si të justifikuara 100 mijë euro, me burim kompaninë AGI KONS, ndërsa vë në dyshim 38 mijë eurot e mbetura.

    Kësaj diference i shtohen edhe 75 mijë euro të llogaritura si të ardhura nga qiraja për një periudhë 25-mujore, duke e çuar në rreth 113 mijë euro mungesën e pretenduar të burimeve të ligjshme. Mbrojtja kundërshton këtë përllogaritje dhe kërkon verifikimin e pagesave reale të qirasë, transfertave bankare dhe burimeve financiare të deklaruara.

    Debat në gjykatë ka edhe për kredinë prej 335 mijë eurosh, të marrë në mars të vitit 2010. Sipas SPAK, prej saj janë transferuar 100 mijë euro për apartamentin e Monika Kryemadhit, ndërsa janë tërhequr edhe dy shuma të tjera, 200 mijë dhe 34.500 euro. Prokuroria pretendon se këto para janë marrë nga Mirvjen Nino si pagesa shtesë për apartamentin. Por mbrojtja kundërshton këtë version, duke argumentuar se 200 mijë eurot janë tërhequr nga vetë Fatime Kryemadhi dhe se mandatet bankare të përdorura nga akuza duhet të verifikohen.

    Avokatet kundërshtojnë gjithashtu ekspertimin financiar të SPAK, me pretendimin se nuk janë marrë në konsideratë të gjitha dokumentet bankare, kontratat noteriale dhe burimet e të ardhurave të paraqitura prej tyre. Sipas mbrojtjes, analiza financiare për Fatime Kryemadhin duhet të përfshinte edhe periudhën përpara vitit 2003.

    Një pjesë e rëndësishme e konkluzioneve i kushtohet vilës në “Kodrën e Diellit”, për të cilën SPAK kërkon konfiskimin përfundimtar. Sipas mbrojtjes, prona është përfituar përmes një kontrate shkëmbimi me kompaninë AGI KONS, së cilës Fatime Kryemadhi i ka kaluar dy njësi dhe një garazh. Prokuroria kërkon konfiskimin e vilës si pasuri me vlerë ekuivalente me produktin e pretenduar të veprës penale, duke e vlerësuar atë rreth 186.945 euro.

    Avokatet argumentojnë se nuk është provuar lidhja mes kësaj pasurie dhe fondeve që SPAK i konsideron me origjinë kriminale. Në mbështetje të pretendimeve të tyre, ato i referohen edhe një vendimi të Gjykatës së Posaçme të Apelit, të datës 17 dhjetor 2024, me të cilin ishte hequr sekuestroja preventive e vendosur më herët mbi vilën.

    Në konkluzione theksohet se Fatime Kryemadhi është pensioniste dhe se vila përbën të vetmen pasuri të paluajtshme në pronësi të saj. Mbrojtja kërkon që gjykata të marrë parasysh edhe pasojat ekonomike që do të sillte konfiskimi i kësaj prone.

    Në fund, avokatet kundërshtojnë edhe veçimin e çështjes së Fatime Kryemadhit nga ajo e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Sipas tyre, transaksionet dhe provat financiare janë të ndërlidhura dhe duhet të vlerësohen në tërësi, pa paragjykuar përgjegjësinë e personave që po gjykohen veçmas.

    Vendimmarrja përfundimtare i takon GJKKO-së, e cila do të shqyrtojë pretendimet e mbrojtjes dhe ato të SPAK.

    Monika Kryemadhi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nëna e Monika Kryemadhit kërkon pafajësi, kundërshton SPAK për 846 mijë eurot dhe konfiskimin e vilës

    November 16, 2026

    Trump paralajmëron takim të mundshëm me Kim Jong Un në Kinë: Varet nga Xi Jinping

    November 16, 2026

    Protestat në Tiranë/ Rama: Flamingot morën vëmendje se pas ishte hija e Donald Trump

    November 16, 2026

    Incidenti me muzikën serbe në forumin e BE-së, Rama: Serbia të njohë Kosovën, të mos lihet të kalojë në heshtje

    November 16, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi 16 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

    Tri shenja të horoskopit po hyjnë në një kapitull të ri, pasi kuptuan çfarë duhet të lënë pas

    Yjet paralajmërojnë një të diel plot të papritura: Disa mundësi të papritura janë më pranë se kurrë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.