Dhjetë vjet pas votës së Brexit, udhëheqësit europianë mirëpresin vendimin e kryeministrit britanik Andy Burnham për të rihapur debatin nëse duhet ose jo të ribashkohet Britania me bllokun europian, për shkak edhe të një konteksti gjeopolitik më të ashpër në Europë dhe botë. Në një fjalim në një banket qeveritar kryeministri britanik do thotë se Britania ka humbur më shumë sesa ka fituar nga largimi nga Bashkimi Europian.
Andy Burnham do e krahasoj marrëveshjen e Brexit të Britanisë me “ rrobat e reja të Perandorit”, dhe sipas tij askush nuk e thotë të vërtetën dhe ajo është se Perandori është lakuriq, Sipas tij, pa qenë nevoja një Brexit i fortë krijoj barriera për biznesin dhe premtimi për rimarrjen e kontrollit në duart e Londrës, nuk u materializua.
Burnham do të nënshkruaj të premten në samitin mes BE dhe Britanisë marrëveshje të reja për artikujt ushqimor, energjinë dhe punësimin dhe lëvizjen e të rinjve. Për konservatorët e opozitës këto hapa konsiderohen si hapa të Laburistëve për të tërhequr drejt BE nga dera e pasme me ristartimin e marrëdhënieve me Brukselin. Pavarësisht toneve më të ngrohta mes ishullit dhe kontinentit sfida e përkthimit të vullnetit të mirë në marrëveshje konkrete mbetet evidente.
Pas 47 vjetëve në BE, Britania dhjetë vjet më parë u largua nga blloku edhe pse gjatë qëndrimit të saj prej afro gjysmë shekulli ishte rezistent ndaj marrëdhënieve më të ngushta, pasi preferonte lidhje më të ngushta sigurie dhe modele ekonomike më pro- biznesit me Shtetet e Bashkuara. Rihapja e debatit për Brexit u bë në korrik, pasi ky debat ishte zhdukur nga diskursi politik britanik dhe i përngjante një narrative toksike divorci, edhe për kundër faktit se votuesit britanik gjithnjë e më shumë mendonin se Brexit ishte një gabim.
Që nga dalja nga BE, Londra ka nënshkruar marrëveshje tregtare me Australine, Zelandën e Re dhe Indinë dhe ka kërkuar akses në tregjet e Bashkimit Europian. Padyshim samiti BE dhe Britanisë ditën e premte do jetë histori suksesi për të dyja palët, por pikëpyetje mbetet se nëse dhe çfarë do premtoj kryeministri Burnham laburistëve dhe elektoratit ne manisfestin e partisë së tij në zgjedhjet e 2029-ës.
Sondazhet e britanikëve tregojnë vërtet mbështetje për ribashkimin me BE, por kjo mbështetje ulet së tepërmi kur flitet për kostot e anëtarësimit dhe vitet që do duhen për negociatat e rihyrjes në BE të Britanisë.