Pesë vende të BE-së planifikojnë qendër kthimi për emigrantët në Ruandë, programi pilot nis me 100 persona

Pesë vende anëtare të Bashkimit Evropian, Gjermania, Danimarka, Austria, Greqia dhe Holanda, pritet të njoftojnë krijimin e një qendre kthimi për emigrantët në Ruandë, në kuadër të përpjekjeve për të përshpejtuar deportimet dhe për të frenuar migracionin e parregullt.
Sipas burimeve diplomatike, detajet e marrëveshjes pritet të bëhen publike të hënën në Vjenë. Projekti parashikohet të nisë si një program pilot, ku fillimisht do të strehohen rreth 100 persona. Secili prej pesë shteteve do të ketë mundësinë të dërgojë deri në 20 emigrantë.
Skema do të zbatohet vetëm për azilkërkuesit të cilëve u janë shteruar rrugët ligjore për të qëndruar në Bashkimin Evropian.
Ndryshe nga marrëveshja e mëparshme mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Ruandës, e cila synonte përpunimin e kërkesave për azil në territorin afrikan, kjo nismë fokusohet te kthimi i personave që nuk kanë më të drejtë qëndrimi në BE.
/vizionplus.tv




