Reshjet e shiut vijojnë të shkaktojnë problematika në Qarkun Kukës, veçanërisht në zonat malore. Në aksin rrugor Kukës-Shishtavec janë regjistruar rrëshqitje të gurëve të mëdhenj në rrugë. Firma mirëmbajtëse ka ndërhyrë në kohë me mjete të rënda për largimin e tyre dhe normalizimin e qarkullimit. Problematike paraqitet edhe situata në Lekbibaj të Tropojës. Rritja e nivelit të lumit të Currajve ka sjellë dëmtime në urën e Mërturit. Prurjet e fuqishme kanë prekur bazamentin, por edhe platformën e urës në pjesën e mesit, aty ku kalojnë këmbësorët dhe automjetet. Ndërkohë, është përmbytur edhe rruga drejt lagjia Hasaj.