“Më pëlqen humori i zi…”, rrëfehet Ilnisa Agolli: Nuk e shoh veten në politikë, të mbarojnë njëherë sherret e tyre

Gazetarja Ilnisa Agolli është e ftuar këtë të hënë në studion e emisionit “Takohemi n’Vizion”, nën moderimin e Fjodora Fjorës.
Gjatë intervistës, Agolli u shpreh se për momentin nuk e sheh veten në politikë.
Ajo zbuloi gjithashtu për publikun edhe anën e saj humoristike, duke treguar se i pëlqen humori i zi, por edhe ai popullor.
Pjesë nga intervista:
Fjodora Fjora: E sheh veten në politikë?
Ilnisa Agolli: Jo. Për momentin jo. Të mbarojnë njëherë sherret e tyre ata.
Fjodora Fjora: Çfarë nuk di publiku për ty?
Ilnisa Agolli: Publiku nuk di që unë bëj shumë humor. Mua më pëlqen humori i zi, por edhe humori popullor. Shqipëria të detyron ndonjëherë të veshësh një kostum që s’të pëlqen, të rri ngushtë.
Fjodora Fjora: Çfarë ta merr frymën?
Ilnisa Agolli: Injoranca. Ne e dimë se çfarë ndodh. Shpresoj të ketë një fund edhe për këtë libër të mërzitshëm.
/vizionplus.tv




