Chivu dhe krahasimi me Mourinhon: Është shumë për mua

Trajneri i Interit, Cristian Chivu foli në ceremoninë e dhënies së çmimit Stoli i Artë për sezonin 2025/26: “Është shumë e lehtë të flasësh për Interin si favoritin që duhet të fitojë. Nuk kam frikë nga askush, duhet të kujdesemi për veten tonë”.
“Interi duhet të bëjë atë që ka bërë gjithmonë në vitet e fundit, përmes punës së palodhur, rezultateve dhe qëndrueshmërisë që ka pasur si në ligë ashtu edhe në Evropë. Një ndeshje e humbur mund të bëhet një tragjedi, dhe një javë më vonë, për shkak se ke fituar dy ndeshjet e ardhshme, bëhet përsëri një emocion”.
Trajneri i Interit më pas iu përgjigj një pyetjeje në lidhje me krahasimin me José Mourinhon, trajnerin e fundit të huaj që e fitoi çmimin para tij, gjatë sezonit të Tripletës: “Mendoj për mundësinë, mendoj për një klub që kishte besim tek unë, që më dha një përgjegjësi të madhe. Mendoj për lojtarët tanë, për të gjitha të mirat që kanë bërë gjatë gjithë këtyre viteve”.
“Të krahasohem me Mourinhon është shumë për mua, më bën shumë me turp. Ai është i shkëlqyer, sapo kam filluar, ky është viti im i dytë si profesionist në Serie A. Shpresoj të kem një pjesë të asaj që ai ka arritur, do të isha një njeri i lumtur, një trajner shumë më i lumtur se sa jam tani”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



