Reagon Erion Braçe: Nuk dua as kryebashkiak e as ministër pa konkurim e meritë!

Nga Erion Braçe-
VAZHDOJNË!
Nuk heqin dorë!
VRIMAT ONLINE VAZHDOJNË TË QËLLOJNË CILINDO QË KANË NË SHËNJESTËR PËR TA EKZEKUTUAR!
MUA PATJETËR, JAM SHËNJESTËR E SUGJERUAR!
Çfarë thotë një VRIMË dhe TUBI i lidhur me të sot:
KTHESA E ERION BRAÇES, HEQ DORË NGA KANDIDIMI PËR TIRANËN!
(Konsideratat për këta i keni në video.)
Po ndaj me ju çfarë kam thënë në ASAMBLE:
Kam kërkuar dhe i qëndroj deri në fund nevojës për NJË PROCES POLITIK që përfundon me zgjedhje — votim të socialistëve e jo vetëm — për KANDIDATIN E PARTISË SOCIALISTE PËR BASHKINË E TIRANËS. Kam theksuar se kjo NUK ËSHTË NEVOJË E IMJA PERSONALE, por është nevojë e PS-së për të ndryshuar mënyrën se si merr vendime. Reflekton faktin që unë e has përditë nëpër Tiranë — por jo vetëm: socialistët ndihen të harruar, të lënë mënjanë, të braktisur, të papërfshirë, pa mundësi për të pyetur e marrë përgjigje për gjëra të mëdha, shumë më keq edhe për gjëra të vogla, pa fuqi vendimmarrëse.
Nisur nga kjo, kam kërkuar proces politik dhe njohje si legjitime të ambicies së cilitdo socialisti, të majti, anëtari të shoqërisë civile që e sheh PS-në si një instrument të vlefshëm, që ka një projekt politik, ekonomik, fiskal, social, urban, mjedisor, që ndryshon mënyrën se si qeverisen qytetet tona, duke nisur nga Tirana. Për këtë, propozova aty që, të paktën në BASHKITË E MËDHA, QENDËR QARKU, të ketë një proces të tillë.
360grade.al


















