Në prag të ndeshjes me Irlandën, Foda kërkon vendin e dytë: Skuadrat hyjnë në fushë për të fituar
Crystal Palace ka një trajner të ri. Bëhet fjalë për Thomas Frank i cili kthehet në Londër për të marrë vendin e Pierre Sage. Trajneri danez që kthehet 9 muaj pas shkarkimit të tij nga Tottenham ka nënshkruar me Crystal Palace një kontratë deri në qershor të 2029.
Frank merr në dorëzim një skuadër që pozicionohet në vendin e fundit të Premier Leage me vetëm 7 pikë të grumbulluara në 10 javët e para të kampionatit.
Edhe në Europa League, skuadra e Eagles nuk është fort mirë teksa pozicionohet në vendin e 21, një pozicion që në këtë moment të çon në fazën e playoffit. Thomas Frank më parë ka drejtuar për 7 vjet Brentford në 2018-2025, një periudhë që ka qenë e suksesshme dhe në 2021 ai e ndihmoi këtë skuadër të ngjitet në Premier League. Ai e ndihmoi këtë skuadër që të jetë rregullisht në këtë kategori duke regjistruar si rezultatin më të mirë vendin e nëntë në sezonin 2022/23
Në verën e vitit 2025, Frank u transferua te Tottenham për të zëvendësuar Ange Postecoglou që u largua menjëherë pas triumfit në Europa League. Por aventura e danezit me Hotspurs u mbyll pas vetëm 8 muajsh duke e lënë Tottenham në vendin e 16. Thomas Frank do të bëjë debutimin e tij me Crystal Palace me ndeshjen ndaj Coventry që do të luhet ditën e shtunë.
Top Channel