Le Pen paralajmëron Ukrainën: Nëse zgjidhem presidente e Francës do të ndërpresim mbështetjen financiare

Liderja e së djathtës ekstreme franceze, Marine Le Pen, ka paralajmëruar se Franca mund të ndërpresë mbështetjen financiare për Ukrainën në muajt e ardhshëm, në rast se ajo zgjidhet presidente e vendit.
Gjatë një takimi me dyer të mbyllura me ambasadorin e Ukrainës në Paris, Le Pen përsëriti qëndrimin e saj se gjendja financiare e Francës nuk do të lejojë vijimin e ndihmës financiare për Kievin.
Deklarata u bë e ditur përmes një njoftimi të partisë së saj, “Bashkimi Kombëtar”, ku theksohet se kandidatja në zgjedhjet presidenciale të prillit ka garantuar se do të respektojë angazhimet që Franca ka marrë deri më tani.
Në mënyrë të veçantë, Le Pen iu referua kredisë prej 90 miliardë eurosh që Bashkimi Evropian i ka dhënë Ukrainës, duke siguruar se ky angazhim do të përmbushet.
Gjatë takimit, liderja e së djathtës ekstreme franceze i kërkoi gjithashtu ambasadorit ukrainas që t’i përcjellë presidentit Volodymyr Zelensky gatishmërinë e saj për një takim të drejtpërdrejtë, i cili mund të zhvillohet në Bruksel ose në Paris.




