Një aksident i rëndë rrugor në autostradën Fier-Vlorë i ka marrë jetën shefit të Krimeve të Rënda në Vlorë, Ermal Lula.
Përplasja ndodhi pasditen e sotme, në afërsi të Novoselës, ku automjeti me të cilin udhëtonte Lula u përplas me një mjet të tonazhit të rëndë, tip skrep.
Si pasojë e aksidentit, Ermal Lula humbi jetën, ndërsa një person tjetër mbeti i plagosur dhe u transportua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës.
Në vendngjarje pritet të mbërrijnë shërbimet e Policisë, të cilat do të kryejnë veprimet hetimore për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Ndërkohë, qarkullimi në këtë aks të autostradës vijon të jetë i rënduar.


