
Me këtë fushatë, duam ta ndihmojmë Kristinën të mbulojë shpenzimet e trajtimit të saj kundër kancerit. Më poshtë, Kristina shpjegon me fjalët e saj se çfarë po kalon dhe pse ka nevojë për ndihmë:
Quhem Kristina Çupi. Jam 35 vjeçe dhe jam diagnostikuar me një formë agresive të kancerit. Tumori është 4 cm. M’u desh të lija punën. Jetoj me qira dhe e rris vetëm vajzën time 13-vjeçare. Mbi të gjitha, dua të marr trajtimin që më nevojitet, të jem pranë saj dhe ta shoh të rritet. Donacionet do të më ndihmojnë të paguaj shpenzimet e spitalit, ilaçet, qiranë, nevojat e përditshme dhe shpenzimet e shkollës së vajzës sime. Kam vërtet nevojë për ndihmën tuaj. Çdo ndihmë, çdo donacion, sado i vogël, është i çmuar për mua dhe vajzën time. Ju më jepni shpresë. Ju falënderoj nga zemra.
Të gjithë ata që kanë mundësi të kontribuojnë, sado pak financiarisht, mund ta bëjnë duke klikuar këtë link: https://www.gofundme.com/f/help-kristina-cupi-get-the-cancer-treatment-she-needs




