Aksidenti me një viktimë në autostradën Fier-Vlorë, policia: Moti i keq shkaktoi humbjen e kontrollit të makinës nga efektivi
Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me detajet e aksidentit fatal të ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në autostradën Fier-Vlorë, ku për pasojë ka humbur jetën efektivi i lartë i Policisë së Vlorës, Ermal Lula.
Sipas njoftimit të policisë, efektivi Lula ka humbur kontrollin e automjetit të tij për shkak të motit të keq dhe është përplasur me një mjet tip skrep, me drejtues shtetasin Th. P., 63 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Rreth orës 18:00, në autostradën “100 Vjetori”, në drejtimin Fier–Vlorë, automjeti tip “Toyota”, me drejtues shtetasin E. L., dyshohet se, për shkak të motit të keq dhe humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit, është përplasur me një mjet tip skrep, me drejtues shtetasin Th. P., 63 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i automjetit “Toyota”, shtetasi E. L., oficer policie në DVP Vlorë.
Ndërsa shtetasi Th. P. është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të saktë të aksidentit.
Aksident i rëndë në autostradën Fier-Vlorë! Makina përplaset me mjetin e tonazhit të rëndë, humb jetën efektivi i policisë
Rama takohet me Presidenten e PE-së në Bruksel, Metsola: Mund të mbështeteni në përkrahjen tonë për anëtarësimin
Kreu i prezencës së OSBE-së në Shqipëri takim me Gjiknurin dhe Bylykbashin, në fokus hapat për Reformën Zgjedhore
- 19:46 Thaçi: Jam krenar që kam qenë ushtar i UÇK-së, ajo uniformë është nder dhe krenari
- 19:38 Të shtëna në një kompleks apartamentesh në Bronx, plagosen tre persona (VIDEO)
- 19:33 Tri organizata serbe nga Kosova dorëzojnë kallëzim penal ndaj Vuçiçit
- 19:09 Magyar u kërkon deputetëve të Fidesz të japin dorëheqjen, shkak hetimi për korrupsion
- 18:59 Aksident i rëndë në autostradën Fier-Vlorë! Makina përplaset me mjetin e tonazhit të rëndë, humb jetën efektivi i policisë
- 18:54 Lavrov: Evropianët përpiqen ta largojnë Trumpin nga Rusia pas samitit në Anchorage