SYRI TV/ Ligji për barazinë gjinorë në GJK, Koalicioni Shqiptar pro Familjes e Jetës dhe 3 organizata kërkojnë shfuqizimin

19:55, 16/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në një seancë maratonë prej 6 orësh është zhvilluar në Gjykatën Kushtetuese kërkesa për anulimin e Ligjit për Barazinë Gjinore.  Koalicioni Shqiptar pro Familjes dhe Jetës,  Qendra për Vlerat Konservatore,  “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” dhe “Forumi Musliman i Shqipërisë” i kanë argumentuar në seancë arsyet se pse ky ligji që  cenon familjen dhe sjellë gjini të reja duhet të anulohet. Gjykata Kushtetuese pasi dëgjoi palët do të shpallë më vonë vendimin

SYRI TV

Në Gjykatën Kushtetuese u zhvillua beteja për familjen.

Në një seancë maratonë prej 6 oresh në gjykatën me të lartë të vendit është diskutuar kërkesa për anulimin e ligjit për Barazinë Gjinore që u miratua një vit më parë nga kuvendi pas shumë debatesh dhe kundërshtimesh. Koalicioni Shqiptar pro Familjes dhe Jetës,  Qendra për Vlerat Konservatore –, Dega e Shoqatës “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” në Tiranë dhe  Shoqata “Forumi Musliman i Shqipërisë” kanë dërguar në gjykatës kushtetuese Ligjin për barazinë Gjinore ku kërkojnë anulimin e tij.

Avokati Isuf Shehu, kërkoi shfuqizimin e ligjit si antikushtetues. Ndërsa themeluesi i koalicionit shqiptar pro familjes dhe Jetës, pastor Akil Pano u shpreh se vendimi që kërkohet nga kjo gjykatë nuk ka rendësi vetëm për një koalicion të familjes, një komunitet fetar apo një grup qytetarësh ka rëndësi se di do të kuptohet marrëdhënie nëpërmjet shtetit dhe lirisë në Shqipëri, pasi Kushtetuta është edhe kufi e pushtetit.

Pala kundërshtare në gjykatë Këshilli i Ministrave dhe Kuvendi i Shqipërisë kanë kërkuar rrëzimin e kërkesës për anulimin për barazinë gjinore. Ndërkohë që gjykata Kushtetuese është tërhequr per vendim dhe do ta shpallë atë brenda afatit ligjor. Ligji per barazine gjinore shkaktoi debate të forta në opinionin publik, veçanërisht për shkak të përkufizimeve të reja lidhur me gjininë dhe si projekt për shkatërrimin e familjes.

Ligji parashikon masa disiplinore (neni 46), kundërvajtje administrative me gjobë (neni 47), si dhe hap rrugën për përgjegjësi civile (neni 48).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco