Spanja: Nuk do të bllokojmë afrimin e Kosovës me BE-në

Ministri i Jashtëm i Spanjës, Jose Manuel Albares, deklaroi në Forumin për Zgjerim 2026 në Bruksel se vendi i tij nuk do ta pengojë Kosovën të afrohet me Bashkimin Evropian.

Sipas Albaresit, Spanja e ka bërë të qartë gjatë këtij viti se nuk do të bllokojë as dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, as afrimin e Kosovës me BE-në.

Të lidhura

None found

Spanja është një nga pesë vendet e BE-së që nuk e njohin pavarësinë e shpallur nga Kosova në vitin 2008. Katër vendet e tjera janë Qiproja, Sllovakia, Greqia dhe Rumania.

Për të mbështetur qëndrimin e tij, Albares përmendi heqjen e vizave për Kosovën dhe njohjen e pasaportave kosovare nga Madridi. Prej janarit të vitit 2024, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen, përfshirë Spanjën.

Radio Evropa e Lirë ka kërkuar një koment nga Qeveria e Kosovës për deklaratën e kryediplomatit spanjoll dhe është në pritje të përgjigjes.

Në të njëjtin forum, ministri irlandez për Çështje Evropiane, Thomas Byrne, tha se mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga pesë shtete anëtare mbetet pengesë për përparimin e Prishtinës drejt strukturave evropiane.

Byrne theksoi se çdo vend aplikant ka çështje për të zgjidhur dhe se qëndrimi i shteteve të BE-së që nuk e njohin Kosovën përbën një sfidë që nuk mund të kapërcehet lehtë. Irlanda mban aktualisht presidencën gjashtëmujore të Këshillit të BE-së.

Për këtë çështje ishte pyetur më herët gjatë vitit edhe komisionarja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos. Në prill, ajo i tha Parlamentit Evropian se po i ndiqte zhvillimet lidhur me pesë shtetet mosnjohëse dhe i cilësoi ato inkurajuese, pa dhënë hollësi të tjera.

Procesi i integrimit evropian të Kosovës ka mbetur pa përparim. Prishtina dorëzoi kërkesën për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022, por ajo ende nuk është shqyrtuar nga institucionet përkatëse evropiane. Kosova është i vetmi vend i rajonit pa status kandidati.

Komisioni Evropian shpreh rregullisht gatishmëri për të përgatitur opinionin mbi aplikimin e Kosovës, një hap që i paraprin statusit të kandidatit. Për ta nisur këtë punë, Komisionit i duhet mandat nga shtetet anëtare, të cilat duhet të vendosin njëzëri.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë së voni se pozita e vendit në procesin e integrimit nuk përputhet me përparimin e arritur. Në fillim të nëntorit, ai përsëriti se Kosova meriton të marrë statusin e kandidatit dhe të nisë sa më shpejt negociatat.

Kurti deklaroi se Kosova vazhdon të jetë i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor pa status kandidati. Sipas tij, megjithëse Komisioni Evropian ka shprehur përkrahje politike për nisjen e procesit teknik, shtetet anëtare dhe institucionet e BE-së ende nuk kanë ndërmarrë hapa për t’i dhënë Komisionit mandatin politik të nevojshëm.

Edicioni i dytë i Forumit u zhvillua më 15 dhe 16 nëntor në Bruksel. Ai mbledh udhëheqës evropianë, përfaqësues të vendeve që kërkojnë anëtarësimin, ekspertë dhe organizata të shoqërisë civile.

Ndër folësit ishin presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, si edhe liderë e zyrtarë nga vendet e BE-së dhe ato të përfshira në procesin e zgjerimit. Kosova nuk mori pjesë në forum për herë të dytë, pasi nuk ishte ftuar nga Brukseli.


Shtuar më 16.11.2026 20:21

grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişjojobetgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetjojobetgrandpashabet girişjojobet telegramjojobetjojobetjojobetjojobet