Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të hëne, në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, makina është përfshirë plotësisht nga zjarri në rrethrrotullimin e Freskut, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që kanë shkaktuar incidentin.
Pritet ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse për shuarjen e flakëve, ndërsa nuk ka ende informacion nëse ka persona të lënduar.













