Shalaku: Përfundon shtrimi me zhavorr i rrugës “Vidovdanska” në Plemetin të Obiliqit
Drejtori i Infrastrukturës në Komunën e Obiliqit, Naim Shalaku, ka njoftuar për përfundimin e shtrimit me zhavorr të segmentit të dytë të rrugës “Vidovdanska” në Plemetin, në gjatësi prej 210 metrash.
Përmes një postimi në Facebook, Shalaku ka bërë të ditur se ky projekt vjen pas përfundimit të asfaltimit të rrugës “Sokoli”, me të gjitha segmentet e saj.
“Çdo ditë jemi pranë qytetarëve dhe në kujdes të vazhdueshëm për nevojat e tyre, duke punuar për përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e kushteve më të mira për të gjithë qytetarët e Komunës së Obiliqit”, ka shkruar Shalaku. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
4 minuta më parë
Top Lajme
Jobs
Real Estate





























