Vazhdon me tensione protesta e sotme e 170-ta me radhë kundër qeverisë, teksa kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Në një moment, ka pasur tensione në tubim. Policia ka ndërhyrë, duke shtyrë disa qytetarë drejt kangjellave.
Efektivët kanë shoqëruar disa protestues.
Duke qenë se policia nuk i lejon në rrugë, protestuesit protestojnë në trotuar.
