Trajneri portugez shmang përplasjen me Dolores Aveiron pas deklaratave të saj në media, duke zgjedhur një përgjigje të qetë dhe plot respekt.

Debati i krijuar nga deklaratat e Dolores Aveiros, nënës së Cristiano Ronaldos, ka marrë një tjetër zhvillim. Këtë herë në qendër të vëmendjes është Jorge Jesus, i cili u pyet nga mediat për komentet e saj, por zgjodhi të mos përfshihej në polemika.

Trajneri portugez, i cili ka një marrëdhënie respekti me Cristiano Ronaldon, iu përgjigj pyetjes me një dozë humori dhe diplomacie, duke theksuar se nuk ka arsye për t’u përballur me një nënë për deklaratat e saj. “A duhet t’i përgjigjem tani nënës së Cristiano Ronaldos? Edhe unë kam një nënë… Nëna e Cristiano Ronaldos është një zonjë që e vlerësoj shumë. Një nënë mbetet gjithmonë nënë, nuk ke çfarë t’i bësh. I kuptoj deklaratat e saj”, u shpreh Jorge Jesus për B24.

Një përgjigje që shmang çdo përplasje të drejtpërdrejtë me Dolores Aveiron, duke i dhënë përparësi respektit dhe mirëkuptimit në një debat që vazhdon të tërheqë vëmendjen e opinionit sportiv në Portugali.

Top Channel