Zjarr masiv në fshatin Shtërmen në Cërrik, flakët përfshijnë ambientet e një stani

16/11/2026 20:56
foto ilustruese

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e kësaj të hëne një stan në fshatin Shtërmen, në Njësinë Administrative Gostimë, Bashkia Cërrik.

Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë ambientet e stanit, ndërsa fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për dëme në gjënë e gjallë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Cërrikut, të cilat po mbështeten nga ekipet fqinje.

Ndërkohë, operacioni për shuarjen e zjarrit vijon, ndërsa zjarrfikësit po punojnë për neutralizimin e flakëve dhe vënien e situatës nën kontroll.

Top Channel