Waitz: Korrupsioni frenon zhvillimin e Maqedonisë së Veriut, duhen përpjekje për kapërcimin e pengesave nga Bullgaria

Funksionimi i shtetit ligjor, zbatimi i qëndrueshëm i ligjeve dhe emërimi i drejtuesve mbi bazën e arsimit, përvojës profesionale e kualifikimeve janë elemente thelbësore për rritjen ekonomike dhe rikthimin e besimit të qytetarëve te institucionet. Kështu u shpreh eurodeputeti Thomas Waitz, raportues i Parlamentit Evropian për Maqedoninë, në një video-mesazh drejtuar debatit tematik në Parlament për raportet e Komisionit Evropian mbi sundimin e ligjit dhe kontrollin parlamentar.

Waitz nënvizoi se, po të kapërcehen pengesat e vendosura nga Bullgaria fqinje, Maqedonia duhet të jetë në krye të negociatave për anëtarësim në BE. Për këtë, tha ai, nevojitet angazhim i konsiderueshëm.

Të lidhura

None found

“Duke pasur parasysh reformat e kryera në vendin tuaj, shpresoj që Maqedonia e Veriut t’i nisë negociatat. Nëse zgjidhen të gjitha bllokadat që vijnë nga Bullgaria fqinje, vendi juaj duhet të jetë lider në procesin e anëtarësimit në BE. Për ta arritur këtë duhet të bëjmë shumë përpjekje”, deklaroi eurodeputeti.

Në diskutimin e sotëm për raportet e Komisionit Evropian mbi shtetin e së drejtës, ai e cilësoi korrupsionin si pengesë që sjell ngecje dhe nuk i shërben askujt, duke kërkuar tejkalimin e problemeve që ndalojnë përparimin.

Sipas Waitz, sundimi i ligjit nuk duhet parë thjesht si një kriter në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Ai është, mbi të gjitha, kusht për zhvillimin ekonomik dhe për krijimin e perspektivave më të mira për qytetarët.

“Korrupsioni sjell ngecje dhe pengesa, nuk i bën mirë askujt, ndaj duhet të punojmë për ta kapërcyer. Por, pavarësisht procesit të afrimit me Bashkimin Evropian, për ekonominë e vendit është thelbësore të dihet nëse sundimi i ligjit funksionon. A mund të mbështeteni te ky sistem në vendin tuaj, nëse jeni sipërmarrës apo investitor i huaj? Nuk mjafton që ligjet të ekzistojnë vetëm në letër; ato duhet edhe të zbatohen. Ky është një faktor vendimtar për zhvillimin ekonomik dhe një prej gjërave më të rëndësishme që duhet t’u sigurojmë qytetarëve”, u shpreh Waitz.

Ai shtoi se çështja merr rëndësi të veçantë në një vend nga i cili po largohen të rinjtë. Për t’i mbajtur ata dhe për t’u krijuar mundësi për të ardhmen, sipas tij, duhen investime cilësore dhe një ekonomi e zhvilluar mirë.


Shtuar më 16.11.2026 21:02

grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişjojobetgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetjojobetgrandpashabet girişjojobet telegramjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet giriş