• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Do i plas në burg, jo do i kërcënoj”, bën njohje në TikTok dhe i “telendis” në rrjete sociale

by A R
16/11/2026 21:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rrjetet sociale, veçanërisht TikTok-u, po kthehen gjithnjë e më shumë në një hapësirë ku fyerjet, bullizimi dhe shantazhet po shkaktojnë konflikte serioze.

Në emisionin “Stop” janë drejtuar dy qytetarë, të cilët denoncojnë të njëjtin person, Valter Zhupanin, për bullizim, shantazh dhe publikim të fotove të tyre dhe të familjarëve në rrjetet sociale.

Denoncuesja Merita Picari, e cila jeton në Itali, tregon, se është njohur me Zhupanin në TikTok rreth katër vite më parë. Ajo pretendon se, pas shkëputjes nga kjo platformë, është përballur me publikimin e fotos së saj, ofendime dhe përfshirjen në sulmet virtuale. Sipas saj, në një video është përdorur edhe fotografia e saj, duke krijuar përshtypjen, se kishte humbur jetën.

Ndërsa qytetari Valter Zhupani, banues në Skënderbegas të Gramshit, mohon ta njohë Merita Picarin, por gjatë komunikimit me gazetaren përdor tone kërcënuese.

Një tjetër denoncim vjen nga Markos Berberaj, i cili pretendon, se prej vitit 2024 është përballur me publikimin e fotove të tij dhe familjarëve, akuza denigruese dhe kërcënime. Ai tregon, se konflikti ka përfshirë edhe të dashurën dhe të atin, ndërsa pretendon, se videot ku paraqitej sikur kishte ndërruar jetë, janë bërë virale.

Në përfundim, “Stop” iu drejtua edhe Qendrës Komunitare të Shëndetit Mendor në Gramsh, për të kërkuar informacion dhe ndihmë lidhur me qytetarin. Nga institucioni u bë e ditur, se do të kryhej një vizitë dhe redaksia do të njoftohej për vijimin e rastit.


Denoncuesja Merita Picari:

-Unë quhem Merita Picari. Banoj në Itali.

-Kam një problem me një person, Valter Zhupanin. Jemi njohur në Tik Tok para 4 vitesh, domethënë, lidhje shoqërore. U fusnim live. Domethënë, nuk u fusja në dritare, thjesht në komente. Pashë, që aty degradonte muhabeti dhe dola, u shkëputa.

-Më shkrujti në privat, më tha: “Hiqi memet, se nuk janë të mira”. I thashë: “Nuk t’i kam bërë unë. Unë të dorëzoj të dy telefonat e mi, që posedoj, edhe telefonin e punës, edhe timin personal. Nuk t’i kam bërë unë”

-Po, duke i nxjerrë sidomos edhe vajzën. Unë nuk prek në fëmijë, sepse kam edhe dy fëmijë vetë.

-E mbylla Tik Tok-un dhe rrjetet sociale. Pas dy-tre muajsh më vjen një mesazh, që të është hedhur fotoja akoma dhe përmendesh, bullizohesh, degjenerohesh nga Valter Zhupani.

-Është një foto me pjesën e fytyrës, që unë e kam pas bërë, e kam hedh “story”, ajo është marrë.

-Po, duke ia shpërndarë të gjithëve dhe e kanë hedhur të gjithë. Edhe i thashë: “Do lajmëroj policinë e shtetit”. Tha: “Lajmëro kë të duash, se mua s’më bën dot askush asgjë, sepse jam i infiltruar i shtetit”.

-Është hedhur dhe një pjesë e videos, është bërë një vrasje në Shqipëri dhe është bashkëngjitur fotoja ime me dikë tjetër, sikur unë kam bërë aksident dhe jam vrarë, ose më ka vrarë burri me dy fëmijët.

-Tani nuk vetëm unë, që më ka bullizuar, ose shantazhuar, se janë plot goca, që janë shantazhuar nga ky njeri dhe askush nuk po merr masa.

-Edhe shumë gjëra…Ta shoh si një njeri të ma bullizojë fëmijën në atë lloj mënyre… E shan, e ofendon.

-Kërkoj, që të zgjidhet ky problemi, të merren masa për këtë njeri, sepse do cojë shumë goca në vetëvrasje me këtë, që po bën. 

I denoncuari Valter Zhupani:

-Po! Kush është kjo Merita Picari, a mund ta di?

-Më dëgjo pak dhe fol më shtruar! A mund ta di unë, kush është Merita Picari? Prej nga vjen kjo Merita Picari?

-O ti zonjë! Më dëgjo mua! Unë kur t’i bëj këto pyetje, nëse je gazetare, m’u përgjigj! Unë jam një njeri i thjeshtë.

-O ti zonjë, nuk e njoh fare, kush është Merita Picari.

-Po mirë, okej!

-O ti zonjë! Fol më avash moj, o ti zonjë, sepse je gazetare ti, nuk e di me kë po flet, oj ti, zonjë! Fol më shtruar, ca më jep mua të pestin nga vendi!

-Po i jep të pestin, o ti zonjë! Do ngatërrohesh kot dhe nuk kam, për të falur.

-Po, s’kam për të të falur, se në radhë të parë më ke marrë ti në telefon.

-E dyta, po të kërkoj sqarim dhe fol më qetë!

-Unë në rrjete sociale, vec mos më ardhtë shteti pas, se në rrjete sociale do i plas në burg, jo do t’i kërcënoj!

Denoncuesi Markos Berberaj:

-Përshëndetje! Unë jam Markos Berberaj. Unë kam pasur një problem para shumë vitesh, në vitin 2024 me personin Valter Zhupani. Kur unë jam njohur në rrjetin social “Tik tok” dhe kam bërë bisedime bashkë me shoqërinë e vet dhe kemi biseduar si tip shoqërie.

-Në një moment ka dalë një faqe denigruese memesh, që janë denigruar familjarët, si të Valterit dhe të mitë.

-Nga ai moment, Valter Zhupani ka vazhduar duke më përmendur, që kam qenë pedofil, kam qenë shantazhues e të gjitha gjërat me radhë.

-Nga ai moment, ka ardhur një adresë faqe memesh, që atë e ka denigruar dhe personi në fjalë ka marrë informacione ndaj meje dhe ka nxjerrë dhe ka publikuar foto të miat dhe të familjarëve të mi.

-Në një moment, kur unë kam qenë në mërzitje e sipër, unë kam vepruar në të njëjtën mënyrë dhe e kam bërë nga mungesa e mospasjes, që t’i bëja një denoncim, sepse nuk jetoja në Shqipëri.

-Në datën 15 tetor, unë jam arrestuar në flagrancë nga policia e Kucovës, për cështjen e Valter Zhupanit, sikur isha shantazhuesi. Kur kam qenë në derë të komisariatit të policisë në Fier, unë kam bërë një deklaratë verbale dhe unë kam folur bashkë me Valter Zhupanin dhe neve i kemi sheshuar denigrimet dhe shantazhimet ndaj nesh dhe e kemi mbyllur si pjesë.

-Valter Zhupani ka hapur një faqe memesh, bashkë me shoqërinë e vet, që ka dhe mua më ka shantazhuar, deri sa kanë vajtur videot e mia, që janë bërë më virale, sikur unë kisha ndërruar jetë. Dhe, nga ai moment, ky person mua më ka shantazhuar nga të gjitha anët, bashkë me të dashurën time, me të gjithë njerëzit e mi familjarë. Personi në fjalë ka shantazhuar dhe babain tim. Ka shantazhuar gjithë njerëzit e mi. Ka nxjerrë fotot e gjithë njerëzve të mi. Dhe, unë jam në një lloj situate, që unë jam i shpallur në kërkim dhe nuk e kam mundësinë, që ta bëj këtë denoncim, prandaj iu drejtova “Stop”-it.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do i plas në burg, jo do i kërcënoj”, bën njohje në TikTok dhe i “telendis” në rrjete sociale

“Do i plas në burg, jo do i kërcënoj”, bën njohje në TikTok dhe i “telendis” në rrjete sociale

November 16, 2026
U përjashtua apo jo Spiropali? Deputetja e PS: S’ka vendim, kur të ketë një të tillë do bëhet publik

U përjashtua apo jo Spiropali? Deputetja e PS: S’ka vendim, kur të ketë një të tillë do bëhet publik

November 16, 2026
EMRAT / Aksident tragjik në Gjermani, humbin jetën dy të rinj shqiptarë

EMRAT / Aksident tragjik në Gjermani, humbin jetën dy të rinj shqiptarë

November 16, 2026
“Uniforma e UÇK, nderi më i madh i jetës sime”/ Thaçi mesazh krenarie: Është përparësi në çdo përballje…

“Uniforma e UÇK, nderi më i madh i jetës sime”/ Thaçi mesazh krenarie: Është përparësi në çdo përballje…

November 16, 2026
BE sanksionon Chay Bowes, Rama reagon ashpër: Klloun i paguar nga Rusia! Po me Shqipërinë ç’pate?

BE sanksionon Chay Bowes, Rama reagon ashpër: Klloun i paguar nga Rusia! Po me Shqipërinë ç’pate?

November 16, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

“Rama është edhe dielli, edhe rrufeja në PS”/ Lami: Asambleja tregoi kush vendos për fatin e gjithsecilit…

November 16, 2026
Asambleja e PS në Lalëz/ Rama kërkoi përjashtimin, Spiropali dhe Ndreca i shpëtojnë masës në momentin e fundit, nuk u hodh në votim!

A u shkel statuti? Deputetja e PS tregon se çfarë u diskutua në Asamblenë e socialistëve

November 16, 2026
Frikë nga një tjetër Çernobil në Ukrainë, 38 vende i bëjnë thirrje Rusisë të ndalë sulmet

Frikë nga një tjetër Çernobil në Ukrainë, 38 vende i bëjnë thirrje Rusisë të ndalë sulmet

November 16, 2026
Rusia bllokon bisedimet e OKB-së për “robotët vrasës”, konferenca hyn në ngërç procedural

Rusia bllokon bisedimet e OKB-së për “robotët vrasës”, konferenca hyn në ngërç procedural

November 16, 2026
Dalja në pension/ Ja kostoja për pagimin e sigurimeve për plotësimin e viteve të punës

Nga viti 2027, pagat në administratë do të indeksohen me normën e inflacionit

November 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In