Kryetari i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori, i ftuar në emisionin Prime News24, komentoi deklaratat e Ramës për Ballukun në Asamblenë e PS-së dhe raportin mes tyre.

Qori deklaroi se justifikimet e Ramës ishin qesharake. Ai shprehet se Rama është i gatshëm të bëjë gjithçka që ta mbrojë Ballukun.

Për Qorin, edhe drejtësia duhet të jetë më aktive ndaj Belinda Ballukut, sepse çdo javë i del nga një vilë.

Arlind Qori: Rama dhe Balluku kanë marrëdhënie të afërta dhe besoj se Balluku i ka thënë atë shprehjen e famshme “O rrimë bashkë mbi ujë, ose fundosemi bashkë në fund të ujit”.

Rama ka bërë avokati ndaj Ballukut, duke mos ia hequr imunitetin. Justifikimet e tij janë qesharake. Bën ironi, teksa krahason qytetarët vunerabël me njerëz të pushtetit, që janë pasuruar në kurriz të shtetasve të kësaj Republike. Balluku ka krijuar “taraf” dhe rrezikon pushtetin e Ramës.

Çdo javë Ballukut i del nga një vilë, drejtësia ndaj saj duhet të ishte më aktive.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: