
Kreu i grupit demokrat Bardhi akuzoi drejtpërdrejt kreun e SPAK-ut Klodian Braho se në dosjen ndaj ish/zv.kryeministres Balluku po përdor një strategji për copëzimin e saj dhe mbylljen e saj.
Ai tha se e njëjta strategji është përdorur prej kreut të SPAK-ut Braho edhe në dosjen “Toyota Yaris”.
“Kështu e bvëri te Toyota Yaris, e çon dosjen me fraksion. Është strategji e përdorur prej tij. Thotë e çojmë njëherë këtë që kemi dhe pastaj të tjerat dhe ato nuk shkojnë kurrë po rrinë në sirtarin e tij. Kështu kishte thënë edhe sot Klodian Braho, që kemi hapur një fraksion tjetër. Pse e bën këtë përveçse për të mbyllur dosjet. Sot në dosjen Balluku, Braho dhe prokurorët e SPAK-ut i kanë bërë një dëm të pariparueshëm besimit të publikut te prokuroria.” – tha Bardhi në Syri Tv.