
Akuza të forta ndaj kreut të SPAK-ut Klodian Braho ka bërë mbrëmjen e sotme kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi.
Ai tha se Braho është takuar në Valamar me avokatin e PS-së Salianji dhe me ministrin e Brendshëm Ervin Demo, i cili asokohe nuk e mbante postin që ka aktualisht.
Sipas zyrtarit demokrat, ai e ka bërë publike akuzën sapo i ka ardhur informacioni për këtë takim ndërsa akuzoi Brahon se shoqërohet gjatë gjithë kohës me avokatin e PS-së me mbiemrin Salianji.
“Në Valamar ka pasur takim mes Klodian Brahos, Ervin Demos dhe avokatit të PS-së, një me mbiemrin Salianji dhe aty është përgatitur strategjit si do ecej me dosjen Balluku. Sapo më ka ardhur informacioni, e kam bërë denoncimin publik. Kur të gjithë thonin se SPAK do sillte tjetër kërkesë në Kuvend për Ballukun kam thënë jo, sepse aleanca e Valamarit e ka vendosur tashmë këtë çështje. SPAK ka hyrë në këtë çështje për të mos u rrezikuar pushteti i Edi Ramës. Është fakt publik që Klodian Braho dhe avokati i PS-së janë gjithënjë së bashku, ai është mentori i Klodian Brahos.” – tha ndër të tjera Bardhi në Çim Peka Live.