Ndryshoi pamjen me operacion plastik për t’iu shmangur policisë, arrestohet në Turqi i kërkuari me 101 dosje penale

Policia në qytetin e Mersinit, në Turqi, ka arrestuar një person të kërkuar për 101 dosje penale që lidhen me vjedhje dhe mashtrim. Për të mos u identifikuar, ai kishte ndryshuar pamjen e fytyrës përmes një ndërhyrjeje estetike.

Mediat turke raportojnë se personi, i identifikuar me inicialet R.B., kërkohej për të vuajtur një dënim të formës së prerë prej 15 vitesh, 9 muajsh dhe 22 ditësh burg.

Të lidhura

None found

Gjatë hetimeve u zbulua se R.B. shmangte adresat e tij zyrtare të banimit dhe qëndronte në apartamente të marra me qira në emër të personave të tjerë. Ai kishte kryer edhe një operacion plastik për të ndryshuar tiparet e fytyrës, me synimin që policia të mos e njihte.

Pas një hetimi të gjatë, efektivët përcaktuan vendndodhjen e tij duke ndjekur lëvizjet e partneres, një shtetase e huaj. Ata zbuluan adresën ku ajo qëndronte dhe ndërhynë në një operacion gjatë të cilit arrestuan R.B.

Edhe partnerja e tij është proceduar penalisht. Ajo dyshohet se e strehoi dhe e ndihmoi të fshihej nga autoritetet, vepër e parashikuar në nenin 283 të Kodit Penal turk. Pas arrestimit, për të dy kanë nisur procedurat përkatëse ligjore.


Shtuar më 16.11.2026 22:31

grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişjojobetgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetmarsbahisgrandpashabet girişjojobet telegramjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet giriş