Gjermania shkatërron Holandën, Gruda ‘shpërthen’ me gol dhe dy asistime

Gjermania ka dhuruar një spektakël ndaj Holandës, duke triumfuar 5-0 në Ligën e Kombeve.
Në mbrëmjen e madhe të skuadrës së Julian Nagelsmann, vëmendjen e ka tërhequr edhe Brajan Gruda, futbollisti me origjinë shqiptare, i cili kontribuoi në suksesin e thellë të gjermanëve.
Gruda e nisi mbrëmjen në formacionin titullar dhe u bë një nga protagonistët kryesorë të fitores.
Futbollisti me origjinë shqiptare shënoi golin e pestë për Gjermaninë, ndërsa dhuroi edhe dy asistime para golit: fillimisht për Nico Schlotterbeck dhe më pas kontribuoi në aksionin që Florian Wirtz e finalizoi për golin e katërt.
Një paraqitje fantastike për 22-vjeçarin, i cili po fiton gjithnjë e më shumë hapësira në përfaqësuesen gjermane. Gruda kishte lënë gjurmë edhe në ndeshjen e mëparshme ndaj Serbisë, ku kishte shënuar në fitoren 3-1.
Me këtë triumf, Gjermania e mbyll fazën e grupeve të Ligës së Kombeve me një fitore spektakolare, ndërsa Gruda konfirmon se është një emër që duhet ndjekur me vëmendje.




