Rikonstruksioni i hidrovorit të qytetit të Vlorës, një investim me vlerë rreth 157 milionë lekë, ende nuk është marrë në dorëzim nga Bashkia, pavarësisht se firma zbatuese e projektit është larguar nga kantieri, duke i konsideruar punimet të përfunduara. Projekti, i cili kishte si qëllim përmirësimin e sistemit të largimit të ujërave dhe reduktimin e rrezikut të përmbytjeve, parashikonte ndërhyrje në infrastrukturën e hidrovorit, instalimin e pompave të reja zhytëse, si dhe zëvendësimin e disa pajisjeve dhe elementeve ndihmëse. Afati i parashikuar për përfundimin e punimeve ishte 6 muaj. Por, pavarësisht investimit, aktualisht hidrovori vijon të funksionojë vetëm me një pompë, ndërsa pritet vënia në punë e dy pompave të reja të instaluara në kuadër të këtij projekti.