Guatemala nis operacionin kundër karteleve Lorenzana dhe Los Mendoza, qindra ushtarë në terren

17 Nëntor 2026 | 08:11

Qindra ushtarë janë vendosur të hënën në dy zona të Guatemalës lindore, ku qeveria e presidentit Bernardo Arevalo ka shpallur gjendjen e rrethimit, pas një vale vrasjesh që u atribuohen organizatave kriminale të përfshira në trafikun e drogës. Lajmi është bërë i ditur nga një gazetar i AFP-së, i cili ka ndjekur nga afër dislokimin e forcave.

Të pajisur me pushkë sulmi dhe të mbështetur nga automjete të blinduara e helikopterë, ushtarët u vendosën në departamentet Zacapa dhe Izabal, ku veprojnë dy kartele që Shtetet e Bashkuara i shpallën organizata terroriste të premten e kaluar.

Tri javë pas sulmeve të armatosura, të cilat lanë të paktën 17 persona të vrarë në Zacapa, departament që kufizohet me Hondurasin, gjatë fundjavës u shpall gjendja e rrethimit. Masa është parashikuar fillimisht të zgjasë 30 ditë.

Ajo kufizon të drejtën për t’u mbledhur dhe u lejon autoriteteve të kryejnë bastisje dhe kontrolle pa urdhër gjyqësor. Gjithashtu, autoritetet kanë tashmë kompetencën për të shpërndarë me forcë çdo grumbullim të paautorizuar ose tubim ku mbahen armë.

Numri i saktë i personelit ushtarak të angazhuar nuk është bërë i ditur. Megjithatë, zyrtarët kanë konfirmuar se në terren janë vendosur disa njësi këmbësorie, një numër i konsiderueshëm efektivësh shtesë të policisë, si dhe pjesëtarë të forcave ajrore dhe marinës. Pika kontrolli janë ngritur gjithashtu në kufirin me Hondurasin.

Sipas autoriteteve, karteli i familjes Lorenzana, i cili dyshohet se ka lidhje me kartelin meksikan Sinaloa, pretendon kontrollin e departamentit Zacapa. Udhëheqësi i tij, Aroldo Lorenzana, kërkohet nga autoritetet amerikane.

Ndërkohë, departamenti i Izabalit konsiderohet si një qendër aktiviteti për kartelin Los Mendoza. Zona shihet gjithashtu si një pikë kyçe për prodhimin e drogës.

“Ne erdhëm për të qëndruar për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, deklaroi ministri i Brendshëm, Marco Antonio Villeda, gjatë qëndrimit në Zacapa.

Sipas Villeda-s dhe ministrit të Mbrojtjes, Henry Saenz, operacioni synon rikthimin e kontrollit territorial në këto zona, shkatërrimin e të korrave të paligjshme, arrestimin e drejtuesve të organizatave kriminale dhe luftën kundër minierave të paligjshme të arit.

Henry Saenz pranoi se vendimi për të dislokuar forcat e armatosura u përshpejtua pas vendimit të Uashingtonit për t’i shpallur dy kartelet organizata terroriste.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Denoncoi lidhjet e politikanëve me trafikantët e drogës, vritet me armë zjarri gazetari në Kosta Rika (VIDEO)

Një gazetar 50-vjeçar, i njohur për denoncimet e tij të vazhdueshme mbi lidhjet e dyshuara mes politikanëve dhe organizatave të trafikimit të drogës, është vrarë...
08:04 | 17/11/2026

Japonia denoncon shkeljen e hapësirës së saj ajrore, ngrihen avionët luftarakë për interceptim

Marrëdhëniet mes Japonisë dhe Rusisë janë përfshirë në tensione të reja, pasi Tokio ka denoncuar shkeljen e hapësirës së saj ajrore nga dy avionë që...
07:58 | 17/11/2026

Trump, Putin dhe Xi Jinping drejt një takimi historik në Kinë, në tryezë lufta në Ukrainë dhe armët bërthamore

Presidenti amerikan Donald Trump, presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti kinez Xi Jinping pritet të takohen të enjten në Kinë, në një takim që po...
07:47 | 17/11/2026